Flash

Alison Brittain, gruaja e parë e historisë që drejton Premier League: klubet e votuan unanimisht

Lapsi.al 26 July 2022
Alison Brittain, gruaja e parë e historisë që drejton Premier
Alison Brittain do të jetë presidentja e re e Premier League. Klubet votuan unanimisht në favor të emërimit të saj: ajo do të marrë detyrën nga presidenti i përkohshëm Peter McCormick në fillim të vitit 2023, duke u bërë gruaja e parë në histori në krye të ligës angleze të futbollit. Brittain është një nga drejtuesit kryesorë të korporatave të vendit me një curriculum të nivelit të parë në udhëheqjen strategjike nëpër sektorë të ndryshëm. Që nga viti 2015 ajo është CEO e Whitbread PLC (një rol që do ta lërë në fund të vitit), një nga kompanitë publike më të vjetra në Mbretërinë e Bashkuar. Para Whitbread, ajo pati një karrierë dhjetëvjeçare si drejtuese e lartë në industrinë e shërbimeve financiare, fillimisht në Barclays PLC dhe më pas në Santander dhe Lloyds Banking Group PLC, ku drejtoi me sukses divizionin e 'retail banking'. Ajo ka qenë gjithashtu anëtare e tre Bordeve të fundit Këshilluese të Kryeministrit britanik. "Unë kam qenë një tifoze futbolli që kur isha fëmijë dhe prandaj jam absolutisht e lumtur që jam emëruar presidente e Premier League - ishin fjalët e saj pas emërimit -. Futbolli është i një rëndësie të madhe në nivel kombëtar, ai është i dashur nga shumë njerëz në mbarë botën dhe mund të ketë një ndikim të madh pozitiv te komunitetet. Do të jetë një privilegj i vërtetë të jesh në gjendje të ndihmosh në zhvillimin e planeve për të ardhmen dhe të punosh me të gjitha palët e përfshira për të siguruar qëndrueshmërinë dhe suksesin afatgjatë të sportit. Mezi pres të punoj me administratorin e deleguar Richard Masters, bordin dhe klubet, për të siguruar rritjen e vazhdueshme dhe suksesin global të Premier League".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI