Flash

Pozoi me fanellën e Tolouse, gazetarët bien 'viktimë': djaloshi ngatërrohet me blerjen e re të klubit

Lapsi.al 26 July 2022
Pozoi me fanellën e Tolouse, gazetarët bien 'viktimë':
Siç ka thënë Andy Warhol, "Të gjithë duan të jenë të famshëm për të paktën 15 minuta", por në këtë rast popullariteti i një të riu francez zgjati 5 orë. Rafael Fernandes kishte shkuar me një mik në stadiumin e Toulouse dhe si shumica e njerëzve ai pozoi me fanellën e klubit dhe ua dërgoi fotot disa miqve, duke u hequr me shaka si blerja e re e klubit francez. Pas pak ai mori një telefonatë nga një mik i tij duke e paralajmëruar se në Twitter e kishin marrë si blerjen e re, duke e ngatërruar me një lojtar me të njëjtin emër që luan në ekipet e të rinjve të PSG-së. Kështu Rafaeli vendos të zbavitet me valën e këtij suksesi të paimagjinueshëm, duke i lënë gazetarët të shkruajnë artikuj dhe të bëjnë postime në lidhje me kalimin e tij te Toulouse. Megjithatë, pas 5 orësh, një gazetar nga RMC vëren se diçka nuk shkon dhe sqaron situatën: "Ky nuk është futbollisti Rafael Fernandes, ai është thjesht një adash i tij".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI