Flash

Tronditet Juventus, dëmtim i meniskut anësor për Pogba: nëse operohet rrezikon dy muaj jashtë

Lapsi.al 26 July 2022
Tronditet Juventus, dëmtim i meniskut anësor për Pogba: nëse

Dëmtimi i Paul Pogba doli të ishte më i rëndë se parashikimet e para dhe tani mesfushori francez ka gjasa të ndalojë për gjashtë/tetë javë. Dukej si një dhimbje e thjeshtë në gjurin e djathtë, por ekzaminimet radiologjike të cilave iu nënshtrua mesfushori bardhezi, treguan një dëmtim të meniskut anësor. Në orët e ardhshme, blerja e re do t'i nënshtrohet një konsulte ortopedike të specializuar në Shtetet e Bashkuara. Sipas të gjitha gjasave, ai mund të operohet drejtpërdrejt në Amerikë, në mënyrë që të përshpejtojë sa më shumë kohët e rikuperimit.

E qartë se Pogba nuk e ka ndjekur skuadrën në Teksas, ku Juve do të përballet sonte me Barcelonën dhe duhet t'i nënshtrohet një konsulte të re mjekësore. Për momentin Juventusi ka lëshuar këtë deklaratë: "Pogba i është nënshtruar kontrolleve radiologjike që kanë treguar një dëmtim të meniskut anësor. Në orët në vijim ai do t'i nënshtrohet një konsulte të specializuar". Zgjidhja që presupozohet është ajo e ndërhyrjes kirurgjikale, mundësitë për të shmangur operacionin nuk janë të shumta, duke qenë se për më tepër është një problem që lojtari e mbart prej disa kohësh. Sigurisht që Pogba nuk do të jetë gati për debutimin në kampionat kundër Sassuolos më 15 gusht, por ai do të humbasë edhe dy ditët e para të Champions League, të planifikuara për 6-7 shtator dhe 13 dhe 14 shtator. Rikthimi në fushë në rast të një ndërhyrje duhet të bëhet në fund të shtatorit-fillim të tetorit. Gjithsesi në orët në vijim tabloja do të jetë më e qartë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI