Flash

Video/ "Hedhje e klasit botëror". Simulimi i Neymar në zonë tërbon tifozët në rrjetet sociale: “Ky nuk ka turp”

Lapsi.al 25 July 2022
Video/ "Hedhje e klasit botëror". Simulimi i Neymar në
PSG po përgatitet për sezonin e ri dhe aktualisht është në turne në Japoni. Skuadra e Galtier në orët e fundit ka dalë në fushë kundër Gamba Osakas për një miqësore tradicionale para-sezonale. Në Panasonic Stadium Suita, klubi i Ligue 1 fitoi 6-2, falë golave të Sarabia, Nuno Mendes, Lionel Messi, Kylian Mbappé dhe një dygolësh nga Neymar. Braziliani ishte ndër protagonistët e mëdhenj të sfidës, por jo vetëm për dy golat e tij. Në rrjetet sociale, në fakt, u fol për një hedhje të brazilianit që u cilësua si e turpshme. Neymar mund të ketë bërë hedhjen më të shëmtuar të karrierës së tij gjatë miqësores së Paris Saint-Germain me Gamba Osaka, ose të paktën, kështu janë të bindur tifozët. Braziliani ka pasur gjithmonë etiketimin e simuluesit, një epitet që atij nuk i pëlqen, por që nuk arrin ta lërë pas, përkundrazi. Në ndeshjen e fundit të PSG-së ai i nxiti edhe më shumë këto zëra. Pablo Sarabia sapo i kishte dhënë avantazhin skuadrës franceze, duke shënuar golin e 1-0, kur Neymar u rrëzua brenda zonës. Braziliani fitoi një penallti, por përsëritjet e aksionit nuk ishin fare bindëse. Shumë i pakët kontakti me kundërshtarin dhe duket sikur Neymar hidhet vetë. Në fakt, nëse ka pasur kontakt, duhet të ketë qenë minimal, por braziliani bie përtokë dhe rrotullohet në agoni. Sulmuesi, më pas, nga 11 metra shënoi golin e 2-0, por kritikat nuk munguan në rrjetet sociale. Video e faullit u postua në internet dhe tifozët u çmendën, duke shpërthyer në kontestime: “Pse dreqin hidhesh në një ndeshje miqësore?”. Një tjetër shtoi: “A ishte vërtet e nevojshme? Skuadra po fitonte”. Një i tretë ndërkohë postoi në Tëitter: "Një lojtar që rrotullohet gjithmonë me dhimbje të rreme". Braziliani konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij, por shpesh sulmohet për disa nga sjelljet e tij brenda dhe jashtë fushës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI