Flash

Nagelsmann prepotent, sulmon Juventusin e Serie A: "De Ligt më tha se ishte stërvitja më e vështirë në 4 vjet"

Lapsi.al 25 July 2022
Nagelsmann prepotent, sulmon Juventusin e Serie A: "De Ligt më tha se

Lamtumira e De Ligt me Juventusin ka la disa gjurmë pakënaqësie të ndërsjellë. Pas kritikave të Bonucci ndaj holandezit, ka mbërritur kundërsulmi i Nagelsmann, që ka patur në shënjestër bardhezinjtë dhe futbollin italian. Në detaje, duke marrë shkas nga gjendja e formës së ish-mbrojtësit të Ajax, trajneri i Bayernit ka hedhur dyshime për intensitetin e stërvitjeve të skuadrave në kampionatin italian. “Kam biseduar me De Ligt pas stërvitjes dhe ai më tha se ishte stërvitja më e vështirë në katër vitet e fundit”, tha trajneri i klubit gjerman. “Në realitet ishte një stërvitje normale, jo aq e vështirë sipas mjekut". "Kam dëgjuar se në Itali është e vështirë të mbahesh në formë - shtoi ai -. Me De Ligt sigurisht që do të duhet të punojmë shumë".

Deklarata që drejtojnë gishtin nga niveli i Serie A, përgatitjen e sportistëve dhe profesionalizmin e stafit të Allegrit dhe që sigurisht do të ushqejnë kritika të reja në aksin Juve-Bayern. Lamtumira e De Ligt vazhdon të bëjë zhurmë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI