Flash

"Dua të qendroj te PSG": Neymar nuk ka dyshime për të ardhmen, por Galtier po: "Nuk e di çfarë do të ndodhë"

Lapsi.al 23 July 2022
"Dua të qendroj te PSG": Neymar nuk ka dyshime për të

Pavarësisht zërave të shumtë për të ardhmen e tij, Neymar ka deklaruar dëshirën e tij për të qëndruar te Paris Saint Germain: "Dua gjithmonë të qëndroj në klub. Deri më tani PSG nuk më ka thënë asgjë, nuk e di se cilat janë planet e tij për mua", tha braziliani në Tokio, pas suksesit të ekipit të tij kundër Urawa Red Diamonds (3-0).

Por siguria e O"Ney nuk përligjet nga Galtier, trajneri i kampionëve të Francës, që pas ndeshjes miqësore të zhvilluar në Japoni, u ul në sallën e konferencave për t'iu përgjigjur pyetjeve për të ardhmen e sulmuesit brazilian: "Ai po punon mirë që nga fillimi i sezonit, edhe mua më duket i kënaqur dhe shumë në formë. Ajo që do të ndodh në të ardhmen e afërt, në përfundim të sesionit të merkatos, nuk e di. Thuhet në dalje, pastaj se do të qendrojë. Nuk kam pasur një intervistë individuale me të për këtë cështje, por ai nuk duket i mërzitur nga e gjitha kjo”.

Për të ardhmen e sulmuesit, mes shumë zërave, ka pasur edhe një ftesë të veçantë: "Neymar mund të luajë në çdo klub në botë. Nëse PSG nuk e do atë, Real Madrid do ta marrë. Mirë?". Kështu, me një përzierje ironie dhe serioziteti, Casemiro thirri bashkatdhetarin e tij në Madrid.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI