Flash

Prapaskena/ Bonucci tregon çfarë nuk i pëlqeu nga De Ligt: "Fraza të pahijshme, duhet respekt"

Lapsi.al 23 July 2022
Prapaskena/ Bonucci tregon çfarë nuk i pëlqeu nga De Ligt:

Leonardo Bonucci ka dhënë një intervistë të gjatë për Gazzetta dello Sport në të cilën nuk ka hezituar të shigjetojë Matthijs De Ligt, i cili kaloi disa ditë më parë nga bardhezinjtë te Bayern Mynih. "Largimi i tij nuk më befasoi - shpjegoi kapiteni i Juventusit - sepse disa nga deklaratat e tij lënë të kuptohet se ai nuk donte të qëndronte te Juventus. Por mendoj se në bazë të gjithçkaje duhet respekt, grupi që ai ka qenë pjesë për tre vjet ka shërbyer për t'u rritur dhe klubi ka investuar te ai. I uroj atij më të mirën, por disa fraza të thëna me Kombëtaren nuk ishin shumë të bukura. Ne folëm për këtë pas pushimeve dhe ai e kuptoi. Bayern është një i madh klub, por nuk është e thënë që në një ekip të fortë je i destinuar të fitosh”.

Qendërmbrojtësi i kombëtares i referohet një interviste të holandezit në fillim të qershorit gjatë grumbullimit të kombëtares së tij, kur ai po diskutonte rinovimin me klubin e Juventusit. "Rinovimi? Për momentin negociatat janë duke u zhvilluar dhe kur të vijë koha do të vendos nëse do të zgjas apo nëse dua të shikoj përtej... - tha mbrojtësi për NOS - Unë gjithmonë shikoj atë që është më e mira për mua në terma të projektit sportiv. Vendi i katërt dy herë radhazi nuk mjafton, duhet të bëjmë hapa në këtë drejtim”.

Në vend të tij te bardhezinjtë ka ardhur Bremer, një zgjedhje që e bind plotësisht Bonuccin. “Ai është një lojtar i talentuar me një të ardhme të madhe, në dy vitet e fundit me Torinon ai është rritur shumë, ka potencial dhe një fizik mbresëlënës, për pas De Ligt klubi ka bërë blerjen më të mirë”.

Fjalë plot komplimenta për Di Marian. “Për cilësitë që ka dhe për karrierën e tij ai është nënvlerësuar shumë. Ai është lojtari më i kompletuar në Serie A, sepse i shton përvojën talentit të tij: për fat ai zgjodhi Juventusin”.

Pas viteve në Mançester, Pogba është rikthyer në Torino. "Ai e kuptoi që Juventusi i sotëm është ndoshta një hap prapa nga ai që kishte lënë. Ai është në qendër të projektit dhe të grupit, do të jetë thelbësor. Kur e pashë përsëri i kërkova që të hiqte vathët për stërvitje. Seriozisht, i thashë se kishim shumë nevojë për Pogban që njohim, se nuk e kam parë kurrë Paulin e vërtetë në Mançester dhe tani pres ta shoh sërish te Juventus”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI