Flash

Liga spanjolle kundër akordit Psg-Mbappé: kërkohet anullimi i kontratës dhe aprovimi i llogarive të parisienëve

Lapsi.al 22 July 2022
Liga spanjolle kundër akordit Psg-Mbappé: kërkohet anullimi i

Përplasja e fortë mes La Ligas dhe Paris Saint-Germain për cështjen Mbappé vazhdon akoma. Sipas AFP, organizata spanjolle e futbollit i ka kërkuar gjykatës administrative të Parisit që të ndërpresë kontratën e sulmuesit me klubin francez. Por kjo nuk është e gjitha. La Liga ka kërkuar gjithashtu anulimin e miratimit të llogarive të klubit nga DNCG, organi që mbikëqyr situatën financiare të klubeve të Ligue 1.

Për momentin këto dy kërkesa nga Spanja janë refuzuar përkohësisht për mungesë urgjence nga autoritetet franceze, por së shpejti gjithçka do të shqyrtohet në detaje në kohën e duhur. Një vendim që nuk befasoi La Liga. "Ne e prisnim - shpjegoi Juan Branco, avokati francez i federatës iberike të futbollit -. Ishte një apel teknik, ajo që ka rëndësi është gjykimi në themel".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI