Flash

“U binda për 5 minuta”: Matic tregon prapaskenën me Mourinhon që e solli në Romë

Lapsi.al 22 July 2022
“U binda për 5 minuta”: Matic tregon prapaskenën me

“Kur vendosa të largohem nga Manchester United, mora një telefonatë nga Mourinho. E unë i thashë po në më pak se 5 minuta”. Konfirmimi erdhi nga vetë Nemanja Matic, mesfushori i ri i Romës, i cili vlerësoi Special One për Il Messaggero: "Ai thjesht ka diçka më shumë. Ai të motivon, të nxit sepse është i pari që është i uritur për fitore. Mendoj se nuk e kam parë kurrë të jetë i kënaqur dhe kjo mënyra e tij e të qenit të magjeps. Për çdo lojtar bëhet një privilegj të stërvitet prej tij. Nëse pastaj shton se kudo që shkon, merr rezultate, e kupton pse çdo lojtar aspiron të luajë në ekipet e tij". Ish-mesfushori i United nuk ka dyshime për Joyan: "Ai do të sjellë cilësi shtesë që do të jetë e nevojshme për të marrë rezultate në të ardhmen. E di se sa i rrezikshëm mund të jetë, ai është profili i duhur për ne sepse mund të luajë edhe si sulmues i dytë përvec se si mesfushor sulmues. Më kujton Matën në kulmin e shkëlqimit të tij”.

Nemanja Matic nuk kishte asnjë problem për t'ia lënë Dybalës fanellën me numrin 21: "Klubi ma kishte përmendur tashmë. Pastaj kur mbërriti këtu ai më pyeti dhe i thashë se nuk kishte probleme. Fanella me numrin 8 është pothuajse e paprecedentë për mua: e kam marrë vetëm një herë në kombëtare”. Futbollisti serb me kombësi sllovake foli edhe për objektivat e tij me fanellën verdhekuqe: "Me përvojën time mund të sjell stabilitet në fushë dhe të ndihmoj lojtarët e rinj dhe grupin të përmirësohen. Pozicioni në të cilin mund të jap më shumë, Jose e di mirë. Të luaj në linjë me pesë apo katër nuk ndryshon shumë. Roli mbetet gjithmonë ai i mbrojtjes dhe organizimit të ndërtimit në atë zonë të fushës". Kur i vihet në dukje se me karakteristikat e tij fizike, 1.94 m lartësi, mund të shënonte më shumë, Matic përgjigjet: "Është e vërtetë, unë mund dhe duhet të shënoja më shumë. Por varet nga fakti që unë shërbej për të mbuluar mbrojtjen dhe për të organizuar manovrën nga prapa. Shpresoj që me Mourinhon mund të bëhem më rezultativ”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI