Flash

Shkeli mbi folenë e grerëzave: 12 pickime në fytyrë e bëjnë për spital Lacazette

Lapsi.al 22 July 2022
Shkeli mbi folenë e grerëzave: 12 pickime në fytyrë e

Momente frike për Alexandre Lacazette. Lojtari u sulmua nga një tufë grerëzash gjatë grumbullimit dhe përfundoi në spital. Sulmuesi mund të humbasë miqësoren e ardhshme parasezonale mes Lyon dhe Feyenoord. 31-vjeçari aktualisht ndodhet në Holandë me ekipin e Ligue 1 për t'u përgatitur për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, gjatë grumbullimit, një aksident e detyroi Lacazette të ndalonte dhe të hiqte dorë nga seanca e fundit stërvitore në Roterdam.

Ish-sulmuesi i Arsenal, i cili u kthye te Lyon muajin e kaluar pas pesë vitesh, u sulmua nga një tufë grerëzash ndërsa ishte në pyllin rreth hotelit ku është akomoduar Lyon në Sint-Michielsgestel. Sulmuesi, sipas raportimeve të L'Equipe dhe ESPN, nuk u kursye nga grerëzat dhe ka të paktën një duzinë pickime në fytyrë. Të njëjtin fat pësoi edhe shoku i skuadrës së Lacazette, Moussa Dembélé, por ai u rikuperua më shpejt dhe u kthye në stërvitje në orët e fundit. Për momentin nuk ka detaje të tjera.

31-vjeçari u kthye në Lyon në qershor me parametër zero. Francezi ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me ekipin e Ligue 1. Gjatë aventurës së tij të mëparshme me Les Gones, ai bëri mbi 200 paraqitje. Lacazette, për momentin, nuk është lojtari i vetëm i padisponueshëm në klub. Trajneri Bosz për miqësoren kundër Feyenoord do të duhet të bëjë pa Maxence Caqueret për shkak të ndrydhjes së kyçit të këmbës dhe Corentin Tolisso për shkak të një problemi në pulpë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI