Flash

Paradoksi i Jesse Lingard: mezi gjeti skuadër, paguhet më shumë se Pogba e Lukaku

Lapsi.al 22 July 2022
Paradoksi i Jesse Lingard: mezi gjeti skuadër, paguhet më shumë

Jesse Lingard i tha lamtumirë Manchester United në qershor dhe tani më në fund ka gjetur një ekip të ri. Mesfushori, i cili ka refuzuar ofertat nga West Ham dhe nga lindja, do të mbetet në kampionatin anglez. 29-vjeçari do t'i bashkohet Nottingham Forest, klub i sapo promovuar në Premier League. Ish-sulmuesi i Red Devils ka firmosur kontratë njëvjeçare dhe, sipas zërave, do të fitojnë më shumë se Paul Pogba dhe Romelu Lukaku.

Anglezi do të luajë në City Ground dhe është gati për këtë aventurë, siç ka deklaruar në Twitter. Menaxheri i Lingard, në javët e fundit, është takuar disa herë edhe me West Ham. 29-vjeçari e njeh mirë skuadrën e David Moyes sepse ai iu bashkua Hammers në formë huazimi nga United në sezonin 2020-21. Mirëpo mesfushori ka preferuar të pranojë propozimin e klubit të Nottinghamit i cili ka ofruar një pagë më të lartë se klubi londinez.

Lingard, në fakt, me të gjitha bonuset e ndryshme mund të fitoje deri në 200,000 paund në javë. Një shumë e madhe për klubin. Deri më tani, lojtari me pagën më të lartë ishte Steve Cook me 35,000 £ në javë. Ish-sulmuesi i United gjithashtu, siç raporton Daily Star, do të fitojë më shumë se disa lojtarë të mëdhenj në Premier League, por edhe në futbollin botëror.

Tabloidi jep dy shembuj mbi të gjitha kur bëhet fjalë për ligën e parë angleze: Kai Havertz i Chelsea, i cili fiton 150,000 £ në javë, dhe Son Heung-min i Tottenham, i cili fiton 140,000 £ në javë. Përveç tyre, janë edhe Ruben Diaz i Manchester City (115,000 paund) apo portieri i Liverpool, Alisson (150,000 paund).

Daily Star, duke iu referuar të dhënave nga Capology, citon gjithashtu Paul Pogba, ish-shokun e skuadrës së Lingard dhe Lukakun. Francezi, i cili sapo është kthyer te Juventus, sipas shtypit anglez, fiton rreth 165 mijë paund në javë. Nga ana tjetër për Lukakun, i cili sapo është rikthyer te Interi, flitet për një pagë prej 195 mijë paund në javë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI