Flash

Video/ Pogba, Di Maria e Bremer debutojnë: Juventus e nis sezonin me fitore ndaj Guadalajaras

Lapsi.al 23 July 2022
Video/ Pogba, Di Maria e Bremer debutojnë: Juventus e nis sezonin me fitore

Sezoni i ri i Juventusit nis me një fitore: në Las Vegas, bardhezinjtë mundën Chivas Guadalajara 2-0 me dy gola përkatësisht në fillim dhe në fund të ndeshjes. Ndeshja u zhbllokua me golin nga fare pranë të të riut Da Graca në minutën e 10′, më pas ishte Compagnon, në të 80′, që mbylli ndeshjen në kundërsulm. Allegri rreshtoi në pjesën e parë edhe tre blerjet e reja Pogba, Gatti dhe Di Maria.

2-0 ndaj Chivas Guadalajara në provën e parë të skuadrës së Massimiliano Allegrit, që në Las Vegas mundi meksikanët me nga një gol për pjesë loje. Trajneri i Juventusit e nis menjëherë me tre blerjet e reja në fushë që në minutën e pare, së bashku me shumë emra të tjerë të mëdhenj: Szczesny, Cuadrado, Danilo, Alex Sandro, Locatelli dhe Kean. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 10': argjentinasi nga këndi gjeti Gattin që goditi me kokë, por pa mundur dot Aguilar, ndërsa topin e kthyer nga portieri e dërgoi në rrjetë Da Graca. Shifrat mund të ishin 2-0 edhe në pjesën e parë, por goditja e Fagiolit preku kryqëzimin e shtyllave, ndërsa Szczesny ishte i kujdesshëm ndaj Zaldivarit.

Në pjesën e dytë, trajneri i Juventusit ndryshoi tërësisht njëmbëdhjetëshen titullare, duke hedhur në fushë Perin, Luca Pellegrini, Rugani, Zakaria, Rovella dhe mbi të gjitha blerja tjetër të re Bremer. Chivas shkoi afër barazimit me të djathtën e Cisneros, ndërsa Perin ishte i kujdesshëm ndaj Vegas. Më pas ndeshja përfundoi në minutën e 80-të: kundërsulmi i përsosur i bardhezinjve, që çoi në goditjen e Compagnon që mundi portierin në shtyllën e afërt. Kështu përfundoi 2-0 dhe një fillim i mirë për Juventusin e ri të Massimiliano Allegrit, i cili arrin të vendosë minuta të çmuara në këmbët e të gjithë emrave të mëdhenj: Pogba, Di Maria dhe Bremer mbi të gjitha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI