Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

F1/ Leclerc 'princi' nga Monaco më i shpejti në Francë: Ferrari befason dy makinat Red Bull

Lapsi.al 23 July 2022
F1/ Leclerc 'princi' nga Monaco më i shpejti në Francë:

Pole position i Ferrarit në Pol Ricard: firma është ajo e Charles Leclerc i cili parapriu me 304 të mijëtat ndaj Max Verstappen për një vijë të parë eksplozive në GP të Francës. Nga vija e dytë do të startojnë Sergio Perez dhe Lewis Hamilton, nga i treti Lando Norris dhe George Russell. Vija e katërt është e gjitha për Fernando Alonson dhe Yuki Tsunodan ndërsa Carlos Sainz (i cili zëvendësoi poëer unit) do të niset nga vendi i fundit së bashku me Kevin Magnussen.

Me një kontribut të vlefshëm nga shoku i tij i skuadrës (i cili i dha atij hapësirën në të dy sulmet e tij në fazën vendimtare të kualifikueseve), Leclerc rrëmbeu një pole position të jashtëzakonshëm në kualifikueset zyrtare të GP së Francës, e shtata e sezonit për pilotin nga Monaco që në Paul Ricard shkon të sulmojë vonesën prej tridhjetë e tetë pikësh nga lideri i Botërorit Verstappen. Më i shpejtë se të gjithë në seancën e fundit të provave të lira, holandezi qëndroi larg nga pole position i Leclerc 304 të mijëtat, por paralajmëroi një betejë në garën që shënon fillimin e pjesës së dytë të rrugëtimit të kampionatit botëror.

Një sfidë në të cilën nuk do të mund të marrë pjesë Sainz, i cili - ashtu si Magnussen - ka montuar njësinë e katërt të fuqisë të sezonit dhe për këtë arsye do të duhet të niset në fund të grupit, bashkë me danezin e Team Haas. E nëse shanset e spanjollit për një rikthim duken të mira, është e qartë se parashikimi për fitore është i kufizuar tek kampioni në fuqi dhe rivali i tij më i afërt.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Me sytë katër

PAPARAZZI