Flash

Finesa e Di Marias, veshja e Locatellit dhe emri i ndryshuar i Vlahovic: Pogba zbulon shokët e rinj dhe bisedën me Dybala

Lapsi.al 23 July 2022
Finesa e Di Marias, veshja e Locatellit dhe emri i ndryshuar i Vlahovic: Pogba

Paul Pogba zbuloi një prapaskenë të merkatos në lidhje me Paulo Dybalan, i cili u largua me parametër zero nga Juventusi dhe më pas u transferua në Romë: “Kam biseduar shumë me Paulon, e pyeta pse nuk po qëndronte këtu për të luajtur pak më shumë së bashku”, ka rrëfyer francezi për Dazn - Mu përgjigj se tashmë ishte larguar dhe se duhej ta kisha telefonuar më parë... Por ne gjithmonë bëjmë shaka... Unë dua që ai të jetë i lumtur, mu duk i lumtur me zgjedhjen që bëri për të shkuar te Roma".

Dybala dhe Pogba luajtën vetëm një sezon së bashku, në 2015/16, por menjëherë krijuan një marrëdhënie të shkëlqyer miqësie, e cila vazhdoi edhe në vitet kur mesfushori francez ishte te Manchester United. Në fillim të verës ata kaluan disa javë pushime së bashku në Miami, atëherë kur lamtumira e Joya me Juventusin ishte e kryer. Tani Paul po njihet me shokët e tij të rinj: "Vlahovic më befasoi, është shumë i fortë. Unë e quaj Du-du, se është më e lehtë se Dusan - rrëfeu Pogba -. Edhe Chiesa, kur e pashë, më bëri përshtypje, është i ri dhe shumë i talentuar. Di Maria? Fideo është një lojtar shumë i fortë, ti e di se çfarë ka ndërmend të bëjë, por nuk arrin kurrë ta kapësh kur shkon nga e majta, ai e prek topin shumë herë, është një fenomen. Locatelli është një lojtar i madh, unë e quaj 'Super class' sepse luan me klas dhe ka shumë edhe jashtë fushës, për mënyrën se si vishet dhe lëviz".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI