Flash

E krahason vetëm me Cruyff, Laporta përgatit rikthimin e Messit: "Jam në borxh me të"

Lapsi.al 25 July 2022
E krahason vetëm me Cruyff, Laporta përgatit rikthimin e Messit:

“Besoj, shpresoj dhe uroj që kapitulli i Messit te Barcelona nuk ka përfunduar ende”. Premtim i Joan Laportas, presidenti i klubit katalanas, i bërë për Espn, pas fitores 1-0 të skuadrës së drejtuar nga Xavi në El Clasico verore kundër Real Madrid. “Mendoj se është përgjegjësia jonë të sigurojmë që ky kapitull, i cili nuk ka përfunduar ende, të ketë një fund më të mirë se ai që ndodhi”, vazhdoi Laporta. "A ndihem në borxh ndaj Messit? Si president i Barçës, mendoj se bëra atë që duhej të bëja. Por pavarësisht kësaj, mendoj se jam edhe moralisht në borxh me të, po".

Fjalë zemre, ato të thëna nga presidenti i Barçës, që sugjerojnë një projekt të ardhshëm me yllin argjentinas në qendër të projektit blaugrana. Elozhet për shtatë herë Topin e Artë nuk mbarojnë me kaq. Krahasimi me të mëdhenjtë që kanë veshur fanellën e Barcelonës nuk mund të mungonin: “Messi ishte gjithçka për klubin tonë, për Barçën ishte ndoshta lojtari më i mirë në histori, i krahasueshëm vetëm me Johan Cruyff në historinë e Barcelonës”, përfundoi Laporta. Kontrata e Pleshtit, i blerë vitin e kaluar nga Paris Saint-Germain, do të skadojë më 30 qershor 2023. Një datë që ndoshta do të rrethohet me të kuqe nga bota blaugrana, që presin me ankth një finale më të mirë se ai i rezervuar për argjentinasin verën e kaluar. Aktualisht, problemet financiare me të cilat përballet klubi janë shqetësimi kryesor në Katalonjë. Mes borxheve prej miliarda dollarësh dhe apeleve të dëshpëruara, megjithatë, Barça arriti të ndërtojë një merkato të notës 10. Kështu që, shpresa e një Messi-bis, është e fundit që vdes.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI