Flash

Video/ Problemi i parë për Juventus: dëmtohet Pogba, mbetet në dyshim për ndeshjen me Barcelonën

Lapsi.al 25 July 2022
Video/ Problemi i parë për Juventus: dëmtohet Pogba, mbetet
Problemet e para për Juventus nuk kanë vonuar të shfaqen e madje te njeriu më simbolik i skuadrës, Paul Pogba. E megjithatë, pas kontrolleve Max Allegri mund të marrë frymë i lehtësuar. Në fakt, alarmi u fashit në lidhje me gjendjen e mesfushorit francez, i cili u detyrua të largohej nga seanca e parë stërvitore e bardhezinjve në Los Angeles për shkak të dhimbjes në gju. Pogba, i cili sidoqoftë i kishte qetësuar menjëherë të gjithë se nuk dukej dicka serioze, nuk do t'i nënshtrohet testeve instrumentale. Ai ka punuar në hotel dhe në pishinë dhe më pas ka ndjekur me kujdes stërvitjen e dytë të shokëve të tij nga ana e fushës, duke luajtur me topin, siç tregon Juventus në një video të postuar në rrjetet sociale. Pogba megjithatë mund të humbasë miqësoren e luksit kundër Barcelonës të planifikuar për natën mes të martës dhe të mërkurës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI