Flash

Bastoni, për të mundur Juventus shpresa është te Lukaku: “Do na bëjë të fitojmë si 2 vite më parë...”

Lapsi.al 25 July 2022
Bastoni, për të mundur Juventus shpresa është te Lukaku:

"Nuk kam pasur asnjëherë dyshimin më të vogël për t'u larguar nga Interi, këtu kam gjithçka që më nevojitet për t'u ndjerë mirë dhe për t'u shprehur sa më mirë. Jam i lumtur që jam këtu, e shoh veten ende për shumë vite me këtë fanellë dhe, ndërkohë, shpresoj të fitoj ende shumë”. Me këto fjalë, Alessandro Bastoni, i intervistuar nga Gazzetta dello Sport, ka deklaruar dashurinë e tij për klubin zikaltër. Mbrojtësi, i lindur në vitin 1999, komentoi më pas merkaton, në veçanti për largimin e mundshëm të Skriniar: “Milan është integruar në mënyrë perfekte ndër vite dhe ne jemi integruar me të në repartin që kemi ndërtuar së bashku. Përveç kësaj, ai është miku im më i mirë në grup. Do të ishte mëkat i vërtetë nëse ai do të na linte tani, shpresoj që të qëndrojë. Mendoj se do të bëjmë akoma shumë gjëra të mëdha së bashku. Mbajtja e boshtit tonë të skuadrës është vendimtare, në përgjithësi, djem si Handanovic dhe Skriniar mishërojnë shpirtin e Interit: ata janë vendimtarë për të ruajtur grupin”.

Duke bërë një bilanc të kampionatit që do të nisë, Bastoni identifikon Juventusin si rivalin kryesor të sezonit: "Është forcuar shumë, e shoh si kundërshtarin më të rrezikshëm. Ka marrë shumë lojtarë të fortë si Di Maria, Pogba dhe Bremer: do të jetë një luftanije”. “Ne i dimë cilësitë dhe forcën tonë, fituam titullin dy vjet më parë dhe kemi gjithçka për tu përsëritur”.

Për kthimin e Lukakut: "Kam gjetur saktësisht të njëjtin person të bukur dhe të njëjtin sulmues të madh. Nuk më bëri përshtypje zgjedhja e tij: kur je kaq rehat diku, në një farë mënyre dëshiron të kthehesh. Është një ndjenjë e natyrshme dhe njerëzore. Ne e kemi mirëpritur shumë, nuk ka as keqardhje e as pishmane: mjafton që tani të na bëjë të fitojmë si 2 vite më parë...”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI