Flash

Kush futet në fushë, ndjekje penale: Premier League vendos përjashtimin automatik për 'pushtuesit'

Lapsi.al 25 July 2022
Kush futet në fushë, ndjekje penale: Premier League vendos

Rregulla më të rrepta në Premier League. Pushtuesit e fushës nga sezoni i ardhshëm do të marrin skualifikimin automatik nga klubet dhe mund të ndiqen penalisht për dhunë në futboll. Dënime më të rënda edhe për ata që fusin në stadium bomba tymi ose fishekzjarre, për ata që përdorin drogë, për ata që hedhin sende ose këndojnë kore fyese.

FA, Premier League dhe EFL, pas një sërë incidentesh gjatë sezonit 2021-22, kanë vendosur të godasin dhunën e tifozëve me rregulla edhe më të rrepta. Tifozët e futbollit që pushtojnë fushën, siç raporton Daily Mail, do të marrin një përjashtim automatik nga klubi dhe do të raportohen në polici. Edhe përdorimi i bombave tymuese apo fishekzjarrëve, hedhja e sendeve, përdorimi i drogës apo sjelljet diskriminuese do të dënohen në iniciativën e përbashkët të Federatës së Futbollit, Premier League, EFL dhe policisë.

Një nismë e lindur pas një sërë incidentesh sezonin e kaluar. Sulmuesi i Sheffield United, Billy Sharp, për shembull, u sulmua nga një tifoz i Nottingham Forest gjatë festimeve të gjysmëfinales së playoff-it. Një tifoz i Leicester doli me vrap në fushë dhe goditi me grusht lojtarët e Forest për të festuar një gol në ndeshjen e FA Cup në City Ground në shkurt. Këto janë vetëm disa shembuj, por episodet janë të shumta.

Pushtimi i fushës gjatë një ndeshje futbolli në Angli ka qenë një vepër penale për 31 vjet, por përgjithësisht nuk dënohet gjatë momenteve të festave. Autoritetet, duke qenë se disa festime janë kthyer në akte dhune, kanë vendosur edhe të ndalojnë pushtimet që ndodhin në momente festimi.

Nga fillimi i sezonit 2022-23, të gjithë shkelësit e identifikuar do të raportohen nga klubet në polici dhe prokuroria mund t'i kompromentojë përgjithmonë rekordin penal. Autoritetet do të punojnë së bashku me Njësinë e Policisë së Futbollit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës për të krijuar një parim të ri për fishekzjarret ose rastet e bombave tymi, përveç hyrjes në fushë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI