Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

U përfol se kishte biseduar me Laporta-n, Xavi del hapur për mundësinë e rikthimit të Messit

Lapsi.al 26 July 2022
U përfol se kishte biseduar me Laporta-n, Xavi del hapur për

"Kthimi i Messit? E pamundur. Ai ka një kontratë me PSG. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe në histori, por nuk ka kuptim të flasim për të tani". Kështu ka deklaruar Xavi Hernandez, trajneri i Barcelonës, duke folur për shtypin spanjoll në prag të miqësores kundër Juventusit në Dallas. "Presidenti Laporta ka thënë tashmë se ne të gjithë shpresojmë se historia e tij me Barçën nuk ka përfunduar - shtoi ai -. Do të shohim në të ardhmen, por tani është koha të flasim për lojtarët tanë."

Intervista e Presidentit Laporta me Espn, disa ditë më pare, ka ringjallur shpresat e tifozëve blaugrana për të parë sërish Messin me fanellën e Barcelonës ("kapitulli i Messit në Barcelonë është ende i hapur, ndihem në borxh me të dhe shpresoj për një finale më të bukur se sa ajo që ishte"), por Xavi është i fokusuar tek e tashmja dhe i hesht menjëherë zërat. Ndoshta në fund të kontratës së tij me PSG-në verën e ardhshme, Pleshti mund të zgjedhë një rikthim të jashtëzakonshëm, por tani realiteti është ndryshe dhe do të jetë në dorën e lojtarëve të tjerë që ta rikthejnë Barçën në elitën e futbollit botëror.

Për fushatën e blerjeve dhe sezonin që do të nisë. "Fakti që lojtarët duan të vijnë tregon shumë për madhështinë e Barcelonës. Nuk vijnë për mua, po për klubin. Ajo që unë bëj është të flas qartë me lojtarët". Pyetjes në lidhje me hijen e Pep Guardiolës dhe nëse objektivi i tij është të krahasohet me të, trajneri katalanas preu shkurt: “Qëllimi im nuk është të ndeshem me Pep, ajo që dua është që Barça të fitojë”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI