Flash

Një psikolog për mendjen e një nutricionist për ushqimin: PSG do me çdo kusht të fitojë Champions

Lapsi.al 26 July 2022
Një psikolog për mendjen e një nutricionist për ushqimin:

PSG po i provon të gjitha mënyrat për të fituar Champions League. Klubi madje po mendon të shtojë një psikolog në stafin e trajnerëve. Ka kohë që përflitet, por tashmë klubi i Ligue 1 po mendon seriozisht të punësojë një specialist që mund të ndihmojë skuadrën psikologjikisht pas eliminimeve të përsëritura në Evropë. Humbja ndaj Real Madrid sezonin e kaluar e bëri idenë shumë më të besueshme për kampionët e Ligue 1, një humbje që e bindi klubin që më në fund të bënte hapin e madh.

Ideja, shpjegon e përditshmja franceze L’Equipe, po merr formë edhe falë ardhjes së Luis Campos si drejtor sportiv dhe Christophe Galtier si trajner. Në stafin teknik aktual të PSG-së nuk ka asnjë profesionist të specializuar në fushën e psikologjisë sportive. Së shpejti, megjithatë, mund të ketë një psikolog gati për të ndihmuar lojtarët. Klubi po shqyrton edhe ndryshime të tjera sa i përket stafit mjekësor. Paris Saint-Germain gjithashtu dëshiron të punësojë një nutricionist për ekipin e parë.

PSG, pavarësisht blerjeve të panumërta me shuma marramendëse, ende nuk ka arritur të fitojë Champions, por kjo nuk është e gjitha. Vitet e fundit skuadra parisiene ka pësuar edhe disa disfata befasuese. Më e bujshme ishte ndoshta humbja ndaj Barcelonës në Camp Nou në vitin 2017. PSG kishte mundur blaugranat 4-0 në Parc des Princes në ndeshjen e parë të raundit të 1/8. Tashmë fati i katalanasve dukej i vulosur. Por ndodhi gjithçka në Spanjë. Barcelona në shtëpi fitoi 6-1 dhe firmosi një nga rikthimet më të mëdha ndonjëherë në futboll. Padyshim një tronditje e madhe për lojtarët e klubit parizian.

Megjithatë, psikologjia sportive nuk është më një tabu. Shumë akademi të futbollit të të rinjve kanë specialistë të punësuar me kohë të plotë, në mënyrë që lojtarët e tyre të rinj premtues të stërviten jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Përveç punës kolektive, shumë lojtarë kanë punuar edhe me psikologë në nivel individual. Profesionistë si Andres Iniesta, Leonardo Bonucci, Andrea Ranocchia e shumë të tjerë kanë pranuar se kanë kërkuar ndihmë nga një psikolog.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI