Flash

Bayern nuk ka vend për Cristiano Ronaldon: "Nuk adaptohet me filozofinë tonë"

Lapsi.al 27 July 2022
Bayern nuk ka vend për Cristiano Ronaldon: "Nuk adaptohet me

Pas mohimit të ashpër të Enrique Cerezos së Atletico Madrid, edhe Bayern Mynih i përplas derën në fytyrë Cristiano Ronaldos. Bavarezët e bëjnë këtë përmes drejtorit të përgjithshëm Oliver Kahn, që e bëri të qartë situatën për Sport Bild: "Ne e kemi diskutuar brenda klubit situatën e Cristianos. Unë e konsideroj atë një nga lojtarët më të mirë në histori, por ne kemi arritur në përfundimin se, pavarësisht admirimit tonë për të, ai nuk i përshtatet filozofisë sonë”.

Një deklaratë që nuk lë vend për dyshime, edhe pse mendohej se Bayern mund ta shihte portugezin si zëvendësues të Lewandowskit që u transferua në Barcelonë. CR7 është i shqetësuar nga situata e Manchester United, që nuk po arrin të bëjë merkaton e shpresuar, pa harruar se portugezi nuk dëshiron të mbetet pa Champions në ato që mund të jenë sezonet e tij të fundit në futbollin që ka rëndësi. El Mundo Deportivo hipotezoi pak javë më parë një transferim të mundshëm të kampionit luzitan te Bayern Mynih, por deklarata e Kahn nuk lë asnjë dyshim.

Një vit pas lamtumirës së bujshme nga Juventus, Cristiano Ronaldos i janë rikthyer pakënaqësitë dhe po mendon t’i japë lamtumirë përgjithmonë Manchester United. Gëzimi dhe optimizmi i shfaqur edhe publikisht për ardhjen e Ten Hagut në pankinë duket se i ka lënë vendin dorëzimit e shqetësimit. Mbi të gjitha sepse portugezi ka frikë se Djajtë e Kuq nuk do të mund të rikthehen menjëherë konkurrentë, pasi nuk arritën të kualifikohen në Champions League në sezonin e sapo përfunduar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI