Flash

Video/ 10.000 tifozë brohoritën për të, Dybala selfie si Totti: "Mezi pres të luaj në Olimpico"

Lapsi.al 26 July 2022
Video/ 10.000 tifozë brohoritën për të, Dybala selfie si
Fillimisht prezantimi në konferencën për shtyp, më pas ceremonia e prezantimit në sheshin e Koloseut përpara një turme verdhekuqe në ekstazë. 10,000 tifozë të Romës e kanë pritur Joyan në Palazzo della Civiltà Italiana gjatë gjithë pasdites. Argjentinasi nuk i zhgënjeu pritshmëritë, duke dhënë një spektakël në eventin special të organizuar nga sponsori Fendi. “Isha shumë kurioz tju njihja dhe të luaja këtu në Romë ka qenë gjithmonë shumë e vështirë. Të ndjej ngrohtësinë tuaj më bën të dëshiroj të hyj në Olimpico me ju, poshtë kthesës”. Tani mbetet vetëm debutimi në Olimpico për argjentinasin, i planifikuar për 7 gusht kundër Shakhtar Donetsk. Në fakt, Paulo mund të luajë një segment të ndeshjes më 30 korrik, në ndeshjen kundër Tottenhamit në Haifa. MBRËMJA E DYBALAS Dybala u shfaq në Eur me një SUV të zi. I pranishëm në ceremoni ishte edhe José Mourinho, bashkë me Tiago Pinto, i cili e kishte shoqëruar argjentinasin deri në aeroportin e Faro-s. Një lojë dritash të verdha dhe të kuqe zbukuruan pamjen e sheshit të Koloseut dhe rreth orës 21:15 ekranet në shesh shfaqën fazat e para të historisë së Dybalas në Romë (nga mbërritja e tij deri në seancat e para stërvitore). Këto janë fjalët e para të Paulo Dybalas nga shkallët e sheshit të Koloseut. "Tifozët të bëjnë të ndjesh nxehtësinë. Kjo është një përgjegjësi e madhe, por shumë e bukur." Ish-lojtari i Juventusit vazhdoi: “Tani gjëja më e rëndësishme është të vij në formë, unë jam duke punuar shumë, dua të vihem në dispozicion për t'i dhënë shumë gëzim kësaj turme të pabesueshme”. Joya u largua me notat e himnit të verdhekuqve, duke kënduar një "Daje Roma, Daje"!

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI