Flash

Neymar rrezikon dy vjet burg: në tetor, proçesi mbi parregullsitë e kalimit nga Santos te Barça

Lapsi.al 27 July 2022
Neymar rrezikon dy vjet burg: në tetor, proçesi mbi

Neymar do të gjykohet në tetor nga gjykata e Barcelonës për parregullsi të dyshuara gjatë transferimit të tij nga Santos te Barça në vitin 2013. Sulmuesi brazilian rrezikon dy vjet burg. Në atë që është një sagë ligjore që vazhdon prej nëntë vjetësh, braziliani që tani luan për Paris Saint-Germain akuzohet për mashtrim dhe korrupsion. Kështu raporton shtypi brazilian. Komisionet e shtrenjta të transferimit të Neymar kanë qenë prej kohësh skenë e polemikave ligjore.

Një vit më parë, Barcelona arriti një marrëveshje me futbollistin për transferimin e tij në 2017 për shumën e 222 milionë eurove (185 milionë paund) te Paris St-Germain. Klubi deklaroi në atë kohë se lojtari duhet të kishte kthyer milionat e eurove që kishte marrë kur nënshkroi një kontratë të re në vitin 2016. Në një çështje gjyqësore të mëparshme, me Barcelonën si protagoniste, në lidhje me transferimin e tij nga Santos, e mbiquajtur Neymar 1, klubit iu kërkua të paguante një gjobë prej 5.5 milionë euro për shkak të parregullsive gjatë transferimit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI