Flash

De Ligt anashkalon Allegrin: "E zgjodha Juven për Sarrin, por qendroi vetëm një vit"

Lapsi.al 28 July 2022
De Ligt anashkalon Allegrin: "E zgjodha Juven për Sarrin, por qendroi

Matthijs De Ligt është një lojtar i ri i Bayern Mynih, por e kaluara e tij te Juventus është ende një temë e nxehtë me shumë detaje ende për t'u thelluar. “Zgjodha të shkoj te Juve me idenë për të luajtur një futboll më sulmues, sepse trajner ishte Sarri: ai ka një reputacion të madh për atë që bëri me Napolin dhe Chelsea dhe mendova se kishte një stil më të ngjashëm me Ajax - shpjegoi mbrojtësi holandez në një intervistë për ESPN -. Fatkeqësisht, pas një viti ai u largua."

Më pas, holandezi zbuloi disa detaje të tjera mbi arsyet teknike që pas tre vitesh çuan në vendimin për t'u larguar nga Torino. "Unë mendoj se luaj më mirë në qendër në të djathtë, ndihem më komod - shpjegoi De Ligt në lidhje me pozicionin e tij në fushë -. Në fillim te Juve ishte e vështirë të luaja në të majtë, pastaj në mes të sezonit Bonucci dhe unë u këmbyem”. "Ne ishim një dyshe e mirë dhe fituam titullin - shtoi ai -. Në vitin e dytë dhe të tretë u ktheva të luaja shpesh në të majtë". "Nuk është se nuk doja të luaja aty, të jemi të qartë, por e dija se isha më i sigurt kur luaja në të djathtë - vazhdoi holandezi -. Ishte sidoqoftë i rëndësishëm për zhvillimin tim".

"Tek Ajax bëja presion shumë të fortë, rrezikoja - vazhdoi qendra e Bayern, duke u rikthyer të ripërshkonte evolucionin e tij taktik në Itali -. Te Juve ishte ndryshe. Unë luajta më prapa, një mënyrë tjetër e të mbrojturit". "Ritmi në Itali është më i ngadaltë në përgjithësi, kështu që mund të qëndrosh prapa - përfundoi ai - dhe duke pasur parasysh sa shumë Juventus ka fituar në Itali, unë mendoj se është mënyra e duhur".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI