Flash

"Luftojmë kundër superfuqive, e respektoj": Conte mbyll 'luftën' me Mourinhon para sfidës me Romën

Lapsi.al 29 July 2022
"Luftojmë kundër superfuqive, e respektoj": Conte mbyll

Tottenham-Roma do të thotë mbi të gjitha rindërtimi i një prej rivaliteteve më të nxehta mes trajnerëve: nga njëra anë Antonio Conte, nga ana tjetër Josè Mourinho. Gjatë qëndrimit në Angli, të dy i dhanë jetë grindjeve më të ndezura në pankinat e Chelsea dhe United. Nga “klloun” te “burrë i vogël”, nga zona teknike tek ajo e shtypit, dy teknikët i kanë thënë gjithcka njëri-tjetrit. Megjithatë, në prag të ndeshjes miqësore në Haifa, Antonio Conte dëshiron të zbehë konfliktin dhe të mbyllë luftën: "Tani kemi një marrëdhënie respekti të ndërsjellë, historia e futbollit ka treguar se çfarë jemi. Megjithatë, në të kaluarën, si ai dhe unë kemi pasur probleme edhe me trajnerët e tjerë. Ne kemi vlerësimin më të lartë për njëri-tjetrin. E nesër do ta përshëndes në mënyrë normale". E në lidhje me Conference League:" Më vjen mirë që e fitoi Roma".

Mosmarrëveshjet mes Conte dhe Mou datojnë në vitin 2016, kur ky i fundit nuk i kapërceu dot festimet plateale të italianit dhe e thumboi me fjalët “ata trajnerë që bëjnë si kllounë në anë të fushës”. Përgjigja e Conte ishte e menjëhershme: tekniku i atëhershëm i Blues ngacmoi Special One duke i atribuar "demencën senile". Mou nuk mund të mos e shtonte dozën e konfliktit: "Nuk kam nevojë të më kujtoj ai se kam bërë gabime dhe se do të bëj të tjera. Por mund të them që nuk do të skualifikohem kurrë për baste në futboll". Fjala e fundit i takoi Contes, i cili e akuzoi se kishte mbetur një “burrë i vogël”.

Sot, megjithatë, Conte dëshiron të sistemojë gjërat. “Roma dhe ne kemi të njëjtin synim: të kundërshtojmë superfuqitë që sundojnë në Angli dhe Itali. Të dy po punojmë mirë dhe për këtë arsye mund të jetë një krahasim i mirë. Ne duhet të merremi me Manchester City, Liverpool, Arsenal, Manchester United, ndërsa verdhekuqtë me skuadra të rëndësishme si Interi, Milani dhe Juve”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI