Flash

"Po nuk folën për mua, nuk bëjnë para": Ronaldo shpërthen kundër gazetarëve

Lapsi.al 29 July 2022
"Po nuk folën për mua, nuk bëjnë para": Ronaldo

Zërat për të ardhmen e tij kanë ndjekur njëri-tjetrin prej ditësh, vullneti për t'u larguar nga Manchester United nuk është më sekret, por ofertat janë të pakta, me Napolin dhe rikthimin te Sporting Lisbona që duken dy zgjidhjet e vetme të mundshme. Një mori thashethemesh që e kanë lodhur Cristiano Ronaldon i cili me një postim, në një 'fan page' në Instagram ka sulmuar gazetarët: "Është e pamundur të mos flasin për mua për një ditë, përndryshe shtypi nuk do të bënte para. Nëse nuk gënjejnë nuk munden të tërheqin vëmendjen e njerëzve. Vazhdoni kështu, ndoshta një ditë do të keni lajmin e duhur”.

CR7 dëshiron të luajë në Champions League me çdo kusht dhe për këtë arsye dëshiron t'i thotë lamtumirë United, që megjithatë vazhdon të kërkojë që të respektojë kontratën që skadon në vitin 2023. Pasi perëndoi hipoteza Atletico Madrid, me tifozët Colchoneros që manifestuan publikisht të gjithë pakënaqësinë e tyre për operacionin (emoticon e fytyrës që qesh, ishte përgjigja e tij në llogarinë cr7madridy), fenomenit portugez i mbeten vetëm dy mundësi të tjera: Napoli ose një rikthim i bujshëm te Sporting Lisbona ku filloi legjenda e tij. Negociatat nuk janë të thjeshta, edhe për rrogën shumë të lartë që merr CR7: për të finalizuar transferimin, shkurtimi i pagës duhet të jetë shumë më i madh se 25%.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI