Flash

Video/ Penalltinë e Everton kundër Dynamo Kiev e goditi... tifozi: shpërblim për ndihmën e dhënë për Ukrainën

Lapsi.al 30 July 2022
Video/ Penalltinë e Everton kundër Dynamo Kiev e goditi... tifozi:
Gjatë miqësores mes Everton dhe Dynamo Kyiv, tekniku Frank Lampard ngarkoi një person të veçantë për të ekzekutuar penalltinë që vulosi fitoren në Goodison Park. Paul Stratton, një tifoz i Toffees dhe një nëpunës i qytetit të Liverpool, hyri në fushë gjatë "Ndeshjes për Paqen" për të shënuar penalltinë e akorduar në favor të Everton. Në këtë mënyrë skuadra vendase ka dashur të respektojë punën dhe përpjekjet që ky tifoz bëri për të ndihmuar Ukrainën. Në muajt e fundit, në fakt, Paul u largua nga Liverpool me makinën e tij për të ofruar ndihmë për refugjatët ukrainas pranë kufirit rus. Stratton iu përgjigj vuajtjeve të Ukrainës që në mars duke e zëvendësuar javën e tij të pushimit për të "parë Netflix dhe për të ngrënë Pringles" me një udhëtim në Poloni. Atje ai kaloi katër ditë duke ndihmuar refugjatët e arratisur i shoqëruar nga një polak dhe një rrjet ish-kolegësh të policisë dhe ushtrisë. E tani, muaj pasi zbriti në fushë për të ndihmuar të tjerët, ai iu bashkua lojtarëve të ekipit të tij të zemrës për të përjetuar një moment të paharrueshëm. Ish-polici goditi 11 metërshin me kujdes, shënoi e vrapoi pas portës ku u gjunjëzua për të festuar teksa puthte stemën e klubit. Më pas shokët e skuadrës nxituan për të uruar dhe përqafuar një Stratton entuziast dhe të emocionuar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI