Flash

"Shpikën histori për të justifikuar shitjen": Lewa sulmon Bayern edhe për makinacionet e përdora

Lapsi.al 30 July 2022
"Shpikën histori për të justifikuar shitjen": Lewa

Robert Lewandowski akuzon Bayern Mynih se ka "shpikur histori të rreme për të gjetur një argument që mund të justifikonte shitjen time në sytë e tifozëve". Në një intervistë për Espn, sulmuesi polak ka rrëfyer: "Më duhej të dëgjoja gjëra që nuk ishin të vërteta. Transferimi im nuk ishte i kushtëzuar nga ardhja e mundshme e Haaland. Disa njerëz nuk thanë të vërtetën, por diçka tjetër. Për mua qartësia është thelbësore. Ndoshta ka qenë vërtet koha e duhur për t'u larguar nga Bayern, edhe pse kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me shokët e skuadrës, me stafin, me trajnerin dhe këto janë të gjitha gjërat që do të më mungojnë. Por tani më duhet të hap një kapitull i ri në jetën time dhe një kapitull i ri në karrierën time”.

“Në javët para se të largohesha nga Bayern cështja u bë edhe politike, klubi u përpoq të gjente një arsye për të më shitur në një klub tjetër, sepse përndryshe ishte e vështirë t'ja shpjegonin tifozëve”. Në fund, polaku i vuri kapakun: "Më duhej të pranoja të gjitha këto, edhe pse ishin një thes me gënjeshtra. U thanë shumë budallallëqe për mua, por në fund e dija që fansat do të vazhdonin të më mbështesnin. Tani gjithsesi ndihem se jam në vendin e duhur”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI