Flash

Kontrollet mjekësore konfirmojnë dëmtimin e Di Marias: pas 10 ditësh do të rivlerësohet

Lapsi.al 16 August 2022
Kontrollet mjekësore konfirmojnë dëmtimin e Di Marias: pas 10
Pasi magjepsi stadiumin Allianz në 66 minutat e ndeshjes debutuese kundër Sassuolos, Angel Di Maria ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë larg nga fusha e luajtur për të paktën 10 ditë. Pas nënshkrimit të golit të parë të kampionatit të Juventusit dhe dhënies së një asistimi për golin e dytë personal të Vlahovic, El Fideo u largua nga fusha duke ndjerë dhimbje në aduktorin e majtë. Testet instrumentale të cilave argjentinasi iu nënshtrua sot, zbuluan një dëmtim të shkallës së ulët në muskulin aduktor të gjatë të kofshës së majtë. Lojtari do të rivlerësohet pas 10 ditësh. Një ndalesë që alarmon mbi të gjitha Max Allegrin: Juventusi ka të numëruar lojtarët në vijën e parë të sulmit, ndërsa vazhdon kërkimi për një zëvendës të Vlahovic e me Federico Chiesa ende të pa rikuperuar. Në pak javë, Zonja e Vjetër ka humbur të dy asat e merkatos së saj: para argjentinasit, Paul Pogba u ndal për një dëmtim të meniskut. Edhe francezi pritet të rikthehet në fillim të shtatorit. Di Maria sigurisht që do të mungojë në ndeshjet e radhës ndaj Sampdorias dhe Romës, por nuk përjashtohet që pritja për rikthimin e tij të shkojë përtej ndeshjeve ndaj Spezias dhe Fiorentinës. El Fideo duhet të kthehet në dispozicion të Allegrit në pjesën e parë të shtatorit, por kalendari i ngjeshur para Botërorit sigurisht që nuk ofron frymëmarrje dhe në Torino ekziston frika se argjentinasi mund të humbasë edhe ndeshjet e para të Champions League. Di Maria u shfaq herët në mëngjes në J Medical për një vlerësim, i cili konfirmoi shqetësimet e djeshme pas lojës. Në fakt, është e mundur që kjo ndalesë mund të ndikojë në një përshpejtim në merkaton e Juventusit: të ketë në dispozicion përforcimet e Memphis Depay dhe Leandro Paredes sa më shpejt të jetë e mundur, bëhet, në këtë pikë, një domosdoshmëri për Allegrin. NJOFTIMI PËR SHTYP I JUVENTUSIT Angel Di Maria iu nënshtrua ekzaminimeve radiologjike mëngjesin e sotëm në J|Medical, të cilat zbuluan një ndryshje të shkallës së ulët të muskulit aduktor të gjatë të kofshës së majtë. Pas 10 ditësh do të rivlerësohet sërish.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI