Flash

Ronaldo 'shfryn' kundër United e lajmëron një intervistë të bujshme: "Pas dy javësh do të mësohet e vërteta"

Lapsi.al 17 August 2022
Ronaldo 'shfryn' kundër United e lajmëron një
"Cristiano Ronaldo qëndron te United. Jo, do të shkojë te Atletico Madrid. CR7 është në thyerje totale të mardhënieve me Ten Hag dhe ha vetëm në mensë. Ai dëshiron të kthehet te Sporting Lisbonë për të luajtur Champions League. I është ofruar Milanit, Interit dhe Napolit...“. Pas një vere me thashetheme, ylli i Manchester United turbullon ujërat dhe në rrjetet sociale lajmëron një intervistë në të cilën do të tregojë të gjithë të vërtetën. Duke iu përgjigjur një postimi në Instagram që fliste për transferimin e tij të mundshëm te Atletico Madrid, portugezi, i cili luajti ndeshjen e tij të parë me Djajtë e Kuq më 16 gusht të 19 viteve më parë, është përpjekur të ndalojë thashethemet që pasojnë njëra-tjetrën për të ardhmen e tij: "Do ta mësojnë të vërtetën pas dy javësh, kur të jap një intervistë. Mediat gënjejnë. Unë kam një koleksion të tyre në shtëpi dhe nga 100 lajme vetëm 5 janë të vërteta. Ndiqni këtë këshillë". Tani ka një pritshmëri të madhe për fjalët e tij, të gjithë duan të dinë se cila do të jetë e ardhmja për një lojtar që ka bërë historinë e futbollit, por sot, në moshën 37-vjeçare, ai është 'i burgosur' i një kontrate miliona dollarëshe që askush nuk duket i gatshëm t'ia ofrojë më.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI