Flash

Video/ I theu telefonin, vjen dënimi për Cristiano Ronaldon: gjobitet pas agresionit ndaj tifozit autik

Lapsi.al 18 August 2022
Video/ I theu telefonin, vjen dënimi për Cristiano Ronaldon: gjobitet
Momenti i keq i Cristiano Ronaldos nuk tregon asnjë shenjë ndalimi. Thyerja e mardhënieve me Manchester United dhe teknikun Ten Hag tani është e qartë dhe menaxheri i tij Jorge Mendes është i dëshpëruar për t'i gjetur një klub që mund t'i japë atij një alternativë ndaj Djajve të Kuq. Përveç fushës, sidoqoftë, periudha negative e kampionit portugez po vijon edhe jashtë saj ku, siç raporton Daily Mirror, sulmuesi është thirrur, marrë në pyetje dhe më pas u gjobit nga policia e Liverpulit për një fakt që daton në sezonin e kaluar. Bëhet fjalë për atë që ndodhi prillin e kaluar, kur Manchester United u mund 1-0 në Goodison Park nga Everton. Ronaldo, duke u larguar nga fusha, u ndje i bezdisur, duke i dhënë një lloj 'shuplake' në dorë një djali që ishte i pranishëm në anë të fushës dhe po filmonte daljen e lojtarëve nga fusha. Ai djalosh quhet Jacob Harding, është autik dhe vuan nga dispraksia dhe atë ditë, sipas nënës së tij, ka pësuar para së gjithash trauma fizike, mavijosje në dorë, e më pas psikologjike deri në atë pikë sa ka zgjedhur të denoncojë asin portugez te autoritetet. Ronaldo, kështu, është marrë në pyetje ditët e fundit nga Policia e Merseyside, e cila konfirmoi jo ekzaktësisht identitetin e CR7, por praninë në pyetësor të një të rrituri të famshëm 37-vjeçar, i cili pas takimit pranoi të dëmshpërblente Jakobs.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI