Flash

FOTO/ Allegri 'harron' Ambra Angiolinin: trajneri i Juventus fotografohet me të dashurën e re

Lapsi.al 18 August 2022
FOTO/ Allegri 'harron' Ambra Angiolinin: trajneri i Juventus

Massimiliano Allegri është fotografuar në Lugano dhe ka përfunduar në kopertinën e të përjavshmes Chi, i kapur dorë për dore me 'flakën' e tij të re. E dashura e re e trajnerit të Juventus është Nina Lange Barresi, konsulente financiare me banim në Zvicër: është hera e parë që ata pikasen së bashku por që më parë qarkullonin thashetheme për dashurinë e tyre. Një vit më parë trajneri i Juventusit ishte i lidhur me aktoren Ambra Angiolinin: lidhja përfundoi në tetor, me sa duket për shkak të një tradhtie nga ana e tij.

Massimiliano Allegri është përpjekur në çdo mënyrë të humbasë gjurmët dhe ta mbajë jashtë vëmendjes lidhjen e tij të dashurisë me Ninën, por në fund të dy nuk kanë mundur t'u shpëtojnë fotografëve gjatë shëtitjes së tyre në çift. Trajneri i Juventusit është treguar gjithmonë shumë diskret për sa i përket jetës së tij jashtë profesionale dhe as partneres së tij nuk i pëlqen të ekspozohet shumë. Ajo ka një profil privat në rrjetet sociale dhe dihet vetëm se zotëron një kompani konsulence menaxheriale.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI