Flash

"Je i vetmi që mund të shpëtojë United. Mos prit, flit tani": Neville i kërkon ndihmë Cristiano Ronaldos

Lapsi.al 18 August 2022
"Je i vetmi që mund të shpëtojë United. Mos prit, flit

Në orët e fundit një mesazh në rrjetet sociale theu heshtjen që shoqëronte prej disa kohësh Cristiano Ronaldon: “Pas dy javësh do ta dini të vërtetën pas kaq shumë gënjeshtrave të lexuara në media”, ishin fjalët e portugezit. Pak rreshta, por që nuk i mjaftuan Gary Neville, ish-legjenda e Manchester United, për të kuptuar se çfarë po ndodh në radhët e Djajve të Kuq, mes rezultateve në fushë dhe merkatos së transferimeve.

Kjo është edhe arsyeja që ish-mbrojtësi, duke iu drejtuar direkt sulmuesit portugez, ka vendosur të publikojë një mesazh pa lojëra fjalësh. Në Twitter, Neville shkroi duke i kërkuar në një farë mënyre ndihmë CR7: "Përse lojtari më i madh i të gjitha kohërave (për mendimin tim) duhet të presë dy javë për t'u thënë të vërtetën tifozëve të Manchester United? Ngrihu tani dhe flit", shkroi ish-mbrojtësi. “Klubi është në krizë dhe ka nevojë për lider që mund ta udhëheqin. Është i vetmi që mund ta marrë këtë situatë në dorë!”.

Një apel që ish-mbrojtësi i United ka bërë për 37 vjeçarin, në qendër të një situate të pazakontë në karrierë. Në thyerje të mardhënieve me trajnerin e klubin dhe i akuzuar nga tifozët për gjendjen e skuadrës, me dy humbje radhazi në dy ndeshjet e para të Premier League. Mbetet për tu parë nëse CR7 do të “shtrëngojë” kohët për të dalë hapur para mediave, apo do të ketë ndonjë lajm për të ardhmen, të tijën dhe klubit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI