Flash

Vieri vë gishtin në plagë: “Inter më i forti, por shoqëria ka bërë një gabim shumë të madh”

Lapsi.al 18 August 2022
Vieri vë gishtin në plagë: “Inter më i forti, por

Inter e ka nisur kampionatin e ri me një fitore, duke u konfirmuar si një nga favoritet e mëdha për të fituar titullin në Serie A, por gjërat mund të kishin shkuar edhe më mirë për zikaltrit në merkato, pavarësisht një organike të kompletuar në cdo repart. Analiza është e një ish-kampioni si Christian Vieri, që duke folur në Bobo TV, ish-sulmuesi i Interit, ka analizuar merkaton e zikaltërve.

Vieri ka vlerësuar lëvizjet e klubit, por është ndalur në një gabim të bërë nga drejtuesit zikaltër që kanë lejuar përforcimin e një rivali direkt si Juventus: "Për mendimin tim, klubi ka bërë një gabim të madh që nuk mori Bremer, ai ishte mbrojtësi më i mirë që ishte në Evropë në merkato: e kishe në dorë, Skriniar e falenderojë për gjithë jetën, por e largoje. Bremer i çan ka**n të gjithë sulmuesve: e mbajtën aty në pritje, gabim i madh, duhej ta merrnin menjëherë", gjykoi ish-qendërsulmuesi.

E megjithatë, Vieri e konsideron skuadrën zikaltër në majën e pretendentëve: "Për mua Interi është më i forti në kampionat: ka 4 sulmues të jashtëzakonshëm, humbën Perisic dhe morën më të mirin e mundshëm".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI