Flash

Wanda Nara e padëshiruar në Argjentinë, 'shtëpiaket' dalin në marshim kundër saj: “Njeri i tmershëm”

Lapsi.al 18 August 2022
Wanda Nara e padëshiruar në Argjentinë,

Wanda Nara ka përfunduar sërish në qendër të polemikave në Argjentinë pas deklaratave të fundit të Carmen Cisneros, ish-shërbyeses së familjes Icardi. Gruaja, e njëjta të cilës menaxherja i drejtohet në audion e famshme ku flet për divorcin nga bashkëshorti i saj Mauro, ka denoncuar ish-punëdhënësit e saj për shfrytëzim. Tani Carmen - që ka folur për keqtrajtimin, pagat të pamarra kurrë dhe skllavëri - ka qenë protagoniste e televizioneve të Amerikës së Jugut. Rrëfimi i saj nxori në skenë shërbyese dhe kujdestare të tjera shtëpish që kanë vendosur të protestojnë, me një marshim, kundër Wandës.

Daiana Carolina González është drejtuesja e shoqatës për punëtorët shtëpiakë, që ka mbajtur anën e Carmen. "Jam shumë e indinjuar nga ajo që ka bërë Wanda Nara, nga qëndrimi i saj i tmerrshëm. Me gjithë paratë që ka, këto gjëra nuk mund të ndodhin. Të trajtosh një person në këtë mënyrë! Kemi folur me Carmen, ajo na tregoi të gjithë historinë, çdo detaj. Ajo që i ndodhi asaj nuk duhet t'u ndodhë më njerëzve të tjerë. Ajo që i bëri Wanda asaj është e pafalshme. Po organizojmë një marshim kundër Narës, kërkojmë mbështetës të tjerë. Duhet të mbrojmë profesionin tonë", tha gruaja në Mitre Live.

Gonzalez më pas shtoi në fund: "Carmen tani ka frikë nga kërcënimet. Në shtëpinë Icardi ka shumë dhunë dhe ajo di edhe për tradhëtitë, për të cilat nuk dëshiron të flasë hapur". Wanda Nara nga ana e saj e ka mohuar gjithmonë versionin e ish-punëtores së saj shtëpiake. E, përkundrazi, ka siguruar se e ka trajtuar atë si një të familjes. Një kapitull i ri në një histori që vazhdon të diskutohet mes Argjentinës dhe Italisë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI