Flash

"I neveritur nga mungesa e shitjes së Neymar". Nga Brazili vërshojnë sulmet mbi Mbappè: "Askush nuk e do"

Lapsi.al 18 August 2022
"I neveritur nga mungesa e shitjes së Neymar". Nga Brazili

Kur Kylian Mbappé njoftoi rinovimin e tij me Paris Saint-Germain në maj, ai priste që problematikat me të cilat u përball në katër vitet e tij të para nën Kullën Eiffel do të zvogëloheshin, jo të rriteshin. Edhe për shkak se për të vënë firmën në kontratën e re, përveç një rroge që e bën atë futbollistin më të paguar në botë, djaloshi nga Bondy kishte kërkuar që të zgjidheshin disa situata. Siç shpjegon TNTBrasil, Mbappè donte të ishte ylli i ekipit dhe se gjithçka, ose pothuajse gjithçka, të sillej rreth tij. E komplikuar kur shokët e repartit quhen Leo Messi dhe Neymar.

E pikërisht nga vendi i O Ney vjen lajmi se Mbappè madje është "i neveritur me klubin". Tensionet nisën për shkak të goditjes së penalltisë, të cilën braziliani nuk ia la francezit herën e dytë ndaj Montpellier, pasi francezi e kishte humbur ndërkohë një. Për të rritur tensionin me Neymar shërbeu edhe “like” i brazilianit në dy postime në Tëitter ku kritikohej fakti që goditësi i parë i penalltive i skuadrës është bërë Mbappè, duke lënë të kuptohet se është një zgjedhje e klubit pikërisht për të plotësuar kërkesat e lojtarit për rinovimin. Por fuqitë e mëdha korrespondojnë me përgjegjësi të mëdha dhe gjithashtu... fërkime të mëdha. Madje TNT Brasil flet për Mbappe si një lojtar të izoluar në dhomat e zhveshjes, pikërisht për trajtimin e veçantë që i është rezervuar nga klubi.

Natyrisht, duhet patur parasysh se ajo që e supozon është një gazetë braziliane dhe se për këtë arsye... është logjike që ajo të marrë anën e Neymar. Gazeta e cila ndër të tjera konfirmon edhe çështjen e “listës së zezë” të famshme të francezit, me O Ney në vend të parë. Fakti që braziliani nuk është shitur dhe që deri më tani ka luajtur shumë mirë në ndeshjet e para të sezonit, ka ndihmuar për të tërbuar Mbappè. I cili, sa për të kompletuar panoramën, e ka inatin edhe me Luis Campos, që vetë e sponsorizoi për rolin e këshilltarit futbollistik të PSG-së, për dështimin e mundësisë për të shitur Neymar. Me pak fjalë, si gjithmonë në Paris, sezoni nis mes polemikave...

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI