Flash

"Ne nuk kemi Azerbajxhanin kundërshtar!" - kritikat e Mbappe ndaj CONMEBOL sjellin përgjigjen e egër të Tites

Lapsi.al 18 August 2022
"Ne nuk kemi Azerbajxhanin kundërshtar!" - kritikat e Mbappe ndaj

Trajneri i Brazilit, Tite, ka reaguar ndaj pretendimit të Kylian Mbappe se është më e lehtë për ekipet e Amerikës së Jugut të kualifikohen në Kupën e Botës sesa homologët e tyre evropianë. Evropa ka dominuar turneun më prestigjioz të futbollit ndërkombëtar në vitet e fundit, duke nxjerrë katër fituesit e fundit në planet.

Një skuadër e Amerikës së Jugut nuk ka triumfuar në Botëror që nga viti 2002, kur Brazili mundi Gjermaninë në finale. Argjentina ishte më afër arritjes, për ti dhënë fund kësaj serie në vitin 2014, duke u rrëzuar në pengesën e fundit, në finalen ndaj Gjermanisë.

Në maj, Mbappe - i cili fitoi Kupën e Botës me Francën katër vjet më parë - ofroi një shpjegim se përse skuadrat e Amerikës së Jugut kanë pasur vështirësi, duke thënë: "Argjentina dhe Brazili nuk e kanë atë nivel konkurrence në Amerikën e Jugut, futbolli nuk është aq i zhvilluar sa në Evropë, prandaj fituesit më të fundit të Kupës së Botës kanë qenë evropianë”.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain është kritikuar më herët edhe nga sulmuesi i Interit dhe Argjentinës, Lautaro Martinez për komentet e tij, ndërsa tani Tite është bërë figura e fundit e futbollit që vë në dyshim pikëpamjet e francezit. "Ndoshta [Mbappe] po flet për këto përplasjet e Ligës së Kombeve ose miqësoret evropiane, por jo kualifikueset e Kupës së Botës", tha tekniku i 5 herë kampionëve të botës në mbrojtje të kualifikueseve për Kupën e Botës të zonës CONMEBOL, gjatë një interviste me ESPN Brazil.

Tite shtoi në fund: "Ne nuk kemi, me gjithë respektin e duhur, Azerbajxhanin për të luajtur kundër. Ne nuk kemi askënd që të të japë pak pushim. "Kualifikueset këtu kanë një shkallë shumë më të lartë vështirësie sesa faza e grupeve [e kualifikueseve evropiane]".

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI