Flash

Afganët në Shqipëri protestojnë, Rama në emër të tyre merr çmim në SHBA

Lapsi.al 2 June 2022
Afganët në Shqipëri protestojnë, Rama në emër

Kryeministri Edi Rama vijon ta përdorë ndërkombëtarisht cështjen e strehimit të refugjatëve afganë për të lartësuar figurën e tij në një kohë kur brenda vendit pas rreth 9 vitesh qeverisje ai ka përgjegjësi të madhe për korrupsionin, krimin e organizuar dhe thellimin e varfërisë që detyron shqiptarët të largohen jashtë shtetit. Sot nga SHBA ai njoftoi marrjen e çmimit "Joan Ganz Cooney Global Leadership Award" pikërisht për cështjen e pritjes së afgënve.

Mes shumë pompoziteti në ceremoninë e organizuar me këtë rast pati edhe një grua afgane, e cila e cilësonte Edi Ramën si “heroin e saj”. Interesant është sidomos fakti se ky cmim që Edi Rama merr përmes OJF-ve të ndryshme në SHBA, vjen një ditë pasi 348 afganë që janë strehuar përkohësisht në një resort në Shëngjin u ngritën në protestë, pasi administratori i ambienteve ku po qëndrojnë u ka kërkuar që të largohen. Shkak ishte mungesa e pagesës nga ana e një prej shoqatave që financon qëndrimin e tyre në Shqipëri. Duke mbajtur pankarta në duar ata afganët thanë se janë harruar nga autoritetet dhe se nuk kanë asnjë sqarim për të ardhmen e tyre pavarësisht se kanë kërkuar të ikin nga Shqipëria.

Ditët e fundit është raportuar gjithashtu se disa afganë të strehuar në Kosovë nuk e kishin marrë dot vizën amerikane për t’u larguar drejt SHBA. Cfarë do të bëhet me ta është ende e paqartë. Nuk dihet as për afganët e strehuar në Shqipëri për problemin që protestuan një ditë më parë dhe as për momentin kur do të zhvendosen drejt SHBA. Qeveria shqiptare nuk ka marrë përsipër pagesat për strehimin e tyre. Në rastin më të keq mësohet se do të vihet në dispozicion vetëm një qendër pritëse për refugjatët, por që ajo nuk i ka plotësisht kushtet për strehimin e tyre. Zgjidhja për këtë problem më së shumti pritet prej SHBA, që janë “kumbari” i këtij operacioni të cilin Edi Rama sot po e përdor nëpër botë për të mbuluar imazhin e tij prej autokrati ballkanas. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI