Flash

48 orët e Tiranës nën pushtetin e tifozëve të dehur

Lapsi.al 27 May 2022
48 orët e Tiranës nën pushtetin e tifozëve të dehur
Paralajmërimet se tifozët e Romës dhe ata të Feyenoord do të shkaktonin trazira në Tiranë u përsëritën disa herë në media para finales së Ligës së Konferencave. Në historinë mes “ujqërve” dhe “feyda-ve" kishte dhunë dhe kaos. Fotot e vjetra tregonin të rinj të dehur, të organizuar në turma që shkatërronin “Fontana dei trevi” në Romë në 2015 dhe një Roterdam të trazuar nga rrahjet masive të rrugaçëve në të njëjtin vit. Tifo-grupet vinin në Tiranë jo vetëm për finalen e futbollit, por edhe për t’u ndeshur në rrugë, të nxitur edhe nga dy pëlqime politike të kundërta në historinë e klubeve. Tensionin e paralajmëruan mediat, por e njoftoi edhe policia italiane dhe ajo holandeze. Dy grupe policësh të huaj erdhën në Shqipëri dhe njoftuan për tensionimin e mundshëm të situatës. Nga drejtuesit e policisë shqiptare pritej një ndërhyrje me dorë të fortë, që të parandalonte degradimin e situatës në dhunë. Por nuk ndodhi ashtu. Drejtori i policisë Gledis Nano kishte shqetësim tjetër para ndeshjes. Po ta dëgjosh kur flet në 21 Maj, duket sikur kryepolici po priste të vinte në Tiranë ndonjë grup akademikësh, apo sikur do vinin vajzat e Miss Universe. Jo sikur kishte përgjegjësinë të garantonte sigurinë në qytet, nga disa mijëra huliganë që vinin të karikuar për sherr me njëri-tjetrin. Ndërsa shpërndante buzëqeshje para kamerave, Gledis Nano foli për “ditë feste” në 25 Maj. Në vend të merrte masa për të parandaluar përplasjen e disa qindra rrugaçëve të dehur, ai foli për “imazhin e Shqipërisë” në sytë e botës dhe për promovimin e “vlerave të qytetarëve evropianë”. https://lapsi.al/2022/05/25/huliganet-e-feyenoord-perleshen-me-policine-ne-rruget-e-tiranes-video/ Normalisht udhërrefyes i punës së policit duhet të ishte ligji, garantimi i rendit dhe jetës së qytetarëve. Por Nano u duk se orientohej disa formula tipike të manovrave politike, si ato mbi ruajtjen e "imazhit të vendit". Sikur përpjekja për t'u dukur europianë të kishte mbetur brenda ekranit të televizorit, gjithçka do kalonte me një kompleks provincial të padëmshëm. Por pozicioni që mori kryepolici Gledis Nano dhe kupola e policisë vuri në rrezik jetën e efektivëve të thjeshtë dhe la hapësirë për përshkallëzimin e dhunës në rrugët e kryeqytetit. Tifozët italianë dhe ata holandezë e panë se policët ishin të papërgatitur për t'i menaxhuar. Filmimet që dolën në media natën e 25 Majit treguan se policë dolën në rrugë sikur do vinin gjobat për parkim në një ditë e zakonshme dhe jo sikur do përballeshin me dy tifo-grupe që kishin dhënë prova për dhunën që mund të shkaktonin. Të pambrojtur, pa pajisjet e duhura dhe të papërgatitur për turmat e huliganëve, policët e gjetën veten shpejt në situata të vështira. Siç ishte paralajmëruar, italianët kërkuan përplasjen me holandezët natën e 24 Majit. Nga trazirat, një polic u qëllua me thikë, ndërsa disa të tjerë u plagosën. Mbi 60 arrestime u kryen nga policia. Në rrugët e Tiranës u zhvillua një luftë guerilje, që shenjoi natën e 24 Majit. Policët e Gledis Nanos ishin për të ardhur keq. Shikoni në pamjet lart, të filmuara pranë Drejtorisë së Policisë. Polici krejt i papërgatitur ngre duart lart dhe i bën me shenjë turmës së huliganëve të ndalen. Duket qartë se nuk ka asnjë pajisje mbrojtëse dhe as nuk ka asnjë ndihmë nga forcat e specializuara për menaxhimin e situatave të tilla. [video width="320" height="380" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/polici-i-shtrire-ne-toke-nga-huliganet.mp4" loop="true" autoplay="true"][/video] Në këto pamje të tjera, një polic tenton t’i trembë huliganët me një shkop gome, por ata e rrëzojnë dhe e rrahin në rrugë. Fatmirësisht ndërhynë kolegët e tij që i detyruan tifozët të tërhiqen.   Të njohurja tashmë janë filmimet kur dy policë, të veshur civilë nxjerrin pistoletat dhe ia drejtojnë tifozëve, që i kanë rrethuar. Momenti tregon pasigurinë me të cilën kanë punuar punonjësit e policisë natën e 24 Majit dhe se sa shpejt mund të precipitonte situata. Shikoni si ikin të çoroditur grupi i policëve më lart, një pjesë e të cilëve ishin të pajisur edhe me skafandra, por të papërgatitur për agresivitetin që shfaqën tifozët italianë. Episodet e dhunës nga ana e tifozëve qenë po ashtu të shumta. Pa komplekse për “imazhin” që po i jepnin botës, një grup holandëzësh neonazistë ngritën në mes të Tiranës banderolat ku e konsiderojnë Hitlerin mbretin e tyre, ndërsa këndonin tekstet antisemite kudo në rrugë. [video width="352" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/Tifozet-sherri.mp4"][/video] Pa komplekse qenë edhe kur rrahën një të ri tek pedonalja, apo kur tërhiqnin zvarrë njëri tjetrin në shkallët e stadiumit, ndërsa qëlloheshin me grushta. [video width="320" height="506" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Video-2022-05-26-at-11.13.11-AM.mp4"][/video] Në rrjetet sociale tani kanë dalë pamje të tjera, Pas sherrit mes njëri-tjetrit duket një tifoz pa ndjenja në tokë, pasi është rrahur nga ekipi kundërshtar. [video width="582" height="270" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Video-2022-05-26-at-11.13.13-AM.mp4"][/video] Për të kuptuar në çfarë situate të vështirë u gjendën policët përballë tifozëve të huaj, vlen të shihet filmimi më lart, kur një grup tifozësh lirojnë shokun e tyre, të cilit më herët i ishin vënë prangat. Policët tërhiqen me bisht ndër shalë. Situata është e paimagjinueshme në jetën e përditshme në Shqipëri, ku uniformat blu nuk ngurrojnë të ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë për shumë më pak se kaq. Por përballë huliganëve të huaj, vendosin të lirojnë të arrestuarin dhe të bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Para finales, tifozët lanë edhe shenjën e fundit të lamtumirës. Një urinim në grup pranë stadiumit, që është edhe kartvizita e fundit për policinë dhe autoritetet në Shqipëri. Ata që në çdo vend të Europës konsiderohne llumi i llumit, rrugaçë, banditë dhe elementë kontigjentë të krimit, në Tiranë gjetën një polici të kompleksuar, të cilën shefi e kishte porositur të ruante imazhin e vendit dhe të tregonte vlerat europiane, duke i lënë zonë të lirë turmave të dehura, që e shndërruan për dy ditë kryeqyetin në një hapësirë të pasigurtë dhe në disa raste, edhe në një nevojtore publike./Lapsi.al  

Të këshilluara

Kronologjia/ Si u miqësuan Rama dhe Vuçiçi

Nga Besmir Nenaj dhe Ludmila Cvetkoviç, Radio Evropa e Lirë/ Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet...

10:26

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI