Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Huliganët e Feyenoord përleshen me policinë në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Lapsi.al 25 May 2022
Huliganët e Feyenoord përleshen me policinë në rrugët e

Siç kishin parashikuar mediat e huaja, tifozët holandezë të Feyenoord u prezantuan një natë para finales me Romën, përmes dhunës dhe sherreve në disa zona të Tiranës.

Pas këngëve dhe lumit të alkoolit që konsumuan ditën e martë, në mbrëmje nisi dhuna. Fillimisht, një sherr në zonën e 9-katsheve në qendër, ku një grup holandezësh u konfrontuan me disa të rinj shqiptarë. Nuk dihet pse u ndezën gjakrat por nga filmimet e kalimtarëve duken momentet e sherrit, kur një i ri rrëzohet në tokë dhe humb ndjenjat.

[video width="352" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/Tifozet-sherri.mp4"][/video]

Pak më vonë, policia njoftoi për një përplasje masive në rrugën Mustafa Matohiti, ku tifozët holandezë qëndronin prej mëngjesit duke konsumuar alkool. Zona, e njohur për klubet e natës është shndërruar në një fushëbetejë mes tifozëve dhe policisë. Rreth 200 holandezë u përplasën me policinë duke përdorur karriget dhe gurë në përpjekje për të dalë nga rrethimi i parashikuar më herët. Policia deri në orët e vona të mbrëmjes i kishte mbajtur nën kontroll.

Por të dehur dhe nën euforinë e ndeshjes, tifozët u organizuan për t’u afruar pranë ultrasve të Romës që ishin vendosur në zonën e Amfiteatrit. Pasi kanë tentuar të largohen nga rrugica ku qëndruan gjithë ditën, tifozët janë përplasur me policinë.

https://streamable.com/wg9bky

6 policë u raportuan të plagosur nga përleshjet, ndërsa 13 tifozë u shoqëruan në komisariate. Në orët e vona, tifozët janë përpjekur të shoqërojnë miqtë e tyre të arrestuar, ndërsa kanë hasur në rezistëncën e policinë.

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Video-2022-05-24-at-10.47.26-PM-1.mp4"][/video]

Përplasje ka pasur edhe përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa në videon më lart duken grupet e tifozëve që ikin me vrap pasi kanë dëmtuar një makinë policie.

Përplasje ka pasur edhe tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, aty ku grupi i tifozëve ka sulmuar edhe dyqanet dhe është përplasur me disa policë, siç duket në videon më poshtë.

https://streamable.com/gfrpc1

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI