Flash

Suedia dhe Finlanda në NATO/ A do votojë Rama kundër Erdogan?

Lapsi.al 18 May 2022
Suedia dhe Finlanda në NATO/ A do votojë Rama kundër Erdogan?

Sa herë që Erdogan vihet përballë perëndimit, Tirana zyrtare gjendet në vështirësi. Kështu mund të ndodhë edhe këtë herë pas kërkesës zyrtare të Suedisë dhe Finlandës për të hequr dorë nga neutraliteti i tyre dhe për tu bërë anëtare të NATO-s, pas agresionit rus në Ukrainë.

Mirëpo kërkesa e dy vendeve të Evropës Veriore është bllokuar nga vetoja e Turqisë kur dihet se për një antarësim të ri në Aleancën Atlantike duhet të japin miratimin e tyre të 30 vendet anëtare.

Deri më tani Ankaraja ka refuzuar ta bëjë këtë me pretendimin se të dy shtetet mbështesin terroristët separatistë kurdë të lëvizjes së Abdullah Oçalanit.

Lexo me tej:

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

“Si mundemi t'u besojmë atyre? », pyeti Erdogan të hënën 16 maj në Ankara duke shtuar: “Asnjë nga këto vende nuk ka një qëndrim të qartë dhe të hapur ndaj organizatave terroriste. (…) Ata lejojnë që në parlamentin e tyre të flasin terrorristët».

Që të premten, Ankaraja kishte deklaruar se do të bllokonte zgjerimin e NATO-s ndaj këtyre vendeve duke vendosur dy kushte. Së pari Stokholmi dhe Helsinki duhet të ndalojë strehimin dhe mbrojtjen e aktivistëve refugjatë kurdë të lidhur me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK), e klasifikuar si organizatë terroriste nga BE dhe Shtetet e Bashkuara. Ankaraja ka kërkuar ekstradimin e më shumë se tridhjetë militantëve të dyshuar të PKK që jetojnë në Finlandë dhe Suedi.

Një kërkesë tjetër e Ankarasë është ajo e pezullimit të masave të marra ndaj Turqisë, për të mos i shitur armë këtij vendi që pas kërkesave të ardhura nga Stokholmi dhe Helsinki që nga koha e sulmeve mbi kurdët e Sirisë veriore. Në një takim të NATO-s në Berlin, të dielën, shefi i diplomacisë turke, Mevlüt Çavusoglu, saktësoi se diskutimet kanë përparuar me Finlandën, por se Suedia vazhdon të jetë “provokuese”. 

Ndoshta duke iu trembur një ndikimi të Edi Ramës nga vëllai i tij Erdogan ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad (foto poshte) u takua me kryeministrin tonë në 16 maj dhe shpalli të martën në një konferencë shtypi se kishte marrë miratimin e tij.

Ambasadorja suedeze Elsa Hastad dhe kryeministri Edi Rama

“Dje u takova me kryeministrin Rama dhe zonjën Olta Xhaçka. Të dy më garantuan se do mbështesin Suedinë në procesin e saj në NATO. Kjo është ditë historike, për ne dhe NATO. Suedia është e përgatitur për gjithçka. Ajo që presim më tepër në çështjen e sulmeve, janë më tepër sulme kibernetike apo të dezinformimit, me qëllim destabilizimin e Suedisë. Ne po e ndihmojnë Shqipërinë shumë. Suedia po aplikon për anëtarësi në NATO dhe Shqipëria ka aspirata për BE. Suedia po e ndihmon Shqipërinë në Bruksel, në organet e BE dhe me fonde”, tha Hastad. Ndoshta ky publikim u bë pasi në dy raste të tjera, një votim për Palestinën në OKB dhe një në Këshillin e Europës kundër burgosjes së mecenit Turk Osman Kavala, nga regjimi i Erdogan, Shqipëria ka njësuar votën me autokratin turku kundër vendeve perendimore.

Dosja Kavala/“Halli” që e vuri Ramën ndërmjet Sorosit dhe Erdoganit

Edhe në këtë rast dyshimi ekziston ndonëse deri më tani presidenti turk nuk ka shprehur ndonjë kërkesë publike ndaj Ramës dhe Shqipërisë.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI