Flash

Analiza/ Deputetët mazokistë të opozitës që "duan" President

Lapsi.al 17 May 2022
Analiza/ Deputetët mazokistë të opozitës që
Çdo deputet i opozitës që vazhdon e merr pjesë në konferencën e kryeatarëve për të diskutuar zgjedhjen e presidentit të ri të republikës, bën as më pak, as më shumë sesa rolin e një bufoni. Sado propozime që të japin, sado gjëra racionale të duken sikur thonë në formë, sado sfida për mungesën e legjitimitetit të kësaj mazhorance të bëjnë, sërish ata duken qesharakë. Në thelb edhe Alibeaj edhe Mediu edhe Duma edhe Gjekmarkaj edhe Tabaku që folën sot gjatë mbledhjes që u transmetua live në të gjitha TV informativë nuk thonin gjëra pa sens. Eshtë normale që nëse kërkon të ketë një kryetar shteti konsensual, ai që ka shumicën e votave t'ia lërë propozimin pakicës. Eshtë gjithashtu logjike që po të duash të ndjekësh këtë rrugë, të pranosh që në tre raundet e para pakica të dalë me një emër dhe në seancat parlamentare të votohet kandidatura e propozuar prej saj. Lexo me tej:

Zgjedhja e Presidentit/ Balla fton Alibeajn për të negociuar

  Por ama edhe të gjithë së bashku edhe veç e veç ata që thoshin këto mendime normale nuk dukeshin aspak seriozë, sepse angazhimi i tyre qe i njëjtë me atë të një çilimiu që do ti ndryshojë mendjen një bande që është nisur të bëjë një mëkat. Ata dukej sikur talleshin me veten e tyre teksa rrinin e dëgjonin Taulant Ballën tu thoshte se PS po u bënte koncesionin maksimal duke i caktuar datat e raundeve në skaj të afateve ligjore. Ata spiropalizoheshin duke dialoguar me Elisën që u thoshte qenë të përçarë ndaj nuk ishin në gjendje të sillnin dot emra.  Ata poshtëroheshin kur Lindita Nikolla kthehej në zanatin e vjetër të zyshës, që kur nuk ka përgjigje për pyetjen e një nxënësi, mbyll para kohe orën e mësimit. Të gjitha këto ndodhin për një arsye të thjeshtë: sepse mazhoranca e ka ndarë mendjen që do e zgjedhë me votat e veta pesidentin dhe do të peshkojë ndonjë idiot të dobishëm që të hiqet sikur ka ngritur proces. Këtë e ka treguar Balla kur bën sikur mërzitet se i kanë hequr PS të drejtën e propozimeve, kur këtë idiotsi se beson askush sepse të gjithë e dinë që rilindja ka numrat për të vendosur e vetme. Këtë e ka afishuar në mënyrë arrogante Rama, duke thënë se "ne i kemi votat", se bëri shumë mirë që i votoi ndryshimet kushtetuese në 2008, që sot të mos kishim sot krizë, apo duke predikuar se nuk do pranonte asnjë president propozimi i të cilit do mbante emrin e Berishës.

Fillimi i procesit/ Kukullat një përdorimshe të farsës me president

Pra gjithçka është e qartë se kryeministri e ka ndarë mendjen dhe kushdo që merr pjesë në farsën e tij motivohet vetëm nga ndjenja mazokiste e atij që kërkojnë ta tallin me çdo kusht. As pretendimi se ata po marrin pjesë në proces në mënyrë që të ndërgjegjsojnë publikun për manovrat e shëmtuara të shumicës qeveritare nuk qëndron. Sot kujdo, të madhi e të vogli, i kanë mjaftuar 9 vite pushtet të Ramës për të kuptuar se ai do të kapë gjithçka edhe kur nuk i ka votat, e jo më kur ligji ia lejon ta zgjedhë vetë presidentin. Të gjithë e dinë se ai do ta nxjerrë emrin nga mënga në raundin e katërt. Prandaj edhe pjesmarrja në farsë me justifikimin për ta demaskuar atë është një prezence e turpshme. Ç'do deputet i opozitës që vijon e merr pjesë në këtë estradë nuk është më shumë sesa një klloun. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI