Flash

Kuvendi fsheh deputetët që ngritën kartonat e kuq kundër rezolutës për Srebenicën

Lapsi.al 15 May 2022
Kuvendi fsheh deputetët që ngritën kartonat e kuq kundër

Kur panë Sali Berishën që e kaloi iPad-in në versionin “camera” dhe nisi t’i fotografojë me shpejtësi, disa i ngritën kartonat e kuq akoma më lart, kundër rezolutës për dënimin e genocidit në Srebrenicë. Pak të tjerë i hodhën me shpejtësi kartonat në tryezë.

Si për shembull, në fotot më lart, në njërin rast Olta Xhaçka, njësoj si ministrat e tjerë e ka ngritur kartonin e kuq kundër rezolutës që dënon genocidin serb në Srebrenicë. Pak sekonda më vonë, e ka ulur kartonin.

Ndoshta e kuptoi menjëherë kurthin ku ra grupi parlamentar socialist. Më pas Berisha i quajti një kope që sapo kishin zbatuar urdhrat e Vuçiçit.

Pjesa më e madhe ama, bënin gallatë me gëzimin fëminor të Berishës. As e morën vesh se me ato foto, ai kërkonte ta kishte sa më të plotë dosjen e një votimi, që do t'ia nxinte faqen secilit deputet shqiptar, që do të kishte refuzuar të dënojë genocidin serb.

Pak minuta më parë, Berisha ua kishte shpjeguar se genocidi në Bosnje është universalisht i pranuar nga komuniteti ndërkombëtar. U kishte shpjeguar edhe pse konsiderohej si një ndër masakrat më të rënda në Ballkan dhe se shqiptarët si një popull i masakruar ndër shekuj, duhej t’i bashkoheshin dhimbjes së boshnjakëve.

Por mes socialistëve bien në sy të qeshurat e një loje për inat të Berishës, siç duket në videon më poshtë:

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/Votimi-12-Maj.mp4"][/video]

Ishte pas seancës, që nisën reagimet e para negative. Deri kur Rama u detyrua të shpjegojë se vota kundër, nuk kishte të bënte me gjenocidin në vetvete, por me Berishën.

Kryeministri dha disa versione për të shpjeguar qëndrimin e Partisë Socialiste, për të mohuar ndonjë ndikim nga Beogradi në lidhje me këtë qëndrim të Partisë Socialiste. Por ndërkohë Berisha i kishte kompozuar fotot që bënin bashkë deputetët socialistë me trupat e pajetë në varret masive të Srebrenicës. (Linku me poshte)

Edhe vetë deputetët duket se e kanë kuptuar më vonë peshën e votimit. Për t’ia hequr sadopak “njollën” e koordinimit me politikat e Serbisë u ka ardhur në ndihmë administrata e Kuvendit. Emrat e deputetëve që morën pjesë në votimin e 12 Majit nuk janë publikuar në faqen e internetit.

Në seksionin “Si kanë votuar deputetët” në faqen zyrtare të kuvendit, janë emrat dhe votat e të gjithë deputetëve në të gjitha votimet e tjera. Përveç votimit të parë, ku 51 prej tyre refuzuan futjen në kalendarin trejavor të rezolutës që dënon genocidin serb në Bosnje.

Fshehja e emrave të deputetëve socialistë nga faqja e kuvendit nuk përbën asnjë diferencë. Përgjegjësinë për votën e tyre e mori Edi Rama kur iu përgjigj Berishës për votimin në parlament. Megjithëse vetë, ai nuk mori pjesë në votim, duke qenë se ishtë në një takim me Vuçiçin në Bruksel./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI