Flash

Emrat/ Kush janë deputetët asnjëanës mes dy grupeve ne PD

Lapsi.al 9 May 2022
Emrat/ Kush janë deputetët asnjëanës mes dy grupeve ne PD
Përpos atij që njihet tashmë si grupimi i foltores dhe që mbështetsin pa kundërshtuar asnjë tekë të Sali Berishës dhe amalgamës së deputetëve që i bashkon mëria ndaj liderit historik, në PD po përvijohet edhe një grupim i tretë, ai i asnjëanësve. Kjo gjë u pa qartë si në kuvendin që berisha mbajti në 30 prill, po ashtu edhe në rrefuzimin e nismave që Alibeaj po merr në prosesin e zgjedhjes së presidentit. Nëse Komistionit të Rithemelimit i munguan plot 35 deputetë në Kuvendin Kombëtar, për dy herë me radhë Enkeleid Alibeaj, dështon të kryesojë mbledhjen e grupit parlamentar sepse nuk plotëson dot korumin e shumicës. Edhe këtë të hënë kur ai ftoi deputetët për të diskutuar lidhur me platformën personale që kishte paqaritur për kriteret e përzgjedhjes së kreut të shtetit, në seli nuk u tubuan dot më shumë se 21 deputetë (nga 52 gjithësej). Aty ra në sy mungesa e plot 14 të zgjedhurve të 25 prillit, që nuk i janë bashkuar as Berishës: Ervin Salianji, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rrushaj, Flutura Acka, Xhelal Mziu, Tomorr Alizoti, Ramadan Lika, Fation Veizaj, Helidon Bushati, Greta Bardeli, Zef Hila, Ina Zhupa. Lexo me tej:

Fillimi i procesit/ Kukullat një përdorimshe të farsës me president

Pak a shumë në emër të tyre foli sot Ervin Salianji i cili hodhi ironi duke thënë se nuk është i bindur nëse platforam Alibeajt është "naivitet apo bashkëpunim me Ramën": ‘I keqardhur që mbledhja e grupit parlamentar të PD dështon për herë të dytë të mblidhet! Personalisht bëra çdo përpjekje për të zhvilluar mbledhje të përbashkët por u refuzua njëanshmërisht duke prodhuar dhe të pavërteta publike! Kandidati për president duhet të jetë politik dhe me integritet të lartë që ti qëndrojë presionit politik të autokracisë Rama! Çdo zgjedhje tjetër është zgjedhje personale e Ramës siç ndodh në çdo autokraci" tha ai.

“Mbledhja e grupit të PD dështoi”, Salianji flet për Presidentin e ri

Pra mes mbështetësve të Berishës që e thonë me plot gojën se Alibeaj është i kordinuar me Ramën dhe Taulant Ballën dhe Gazmend Bardhit që ironizon (“Kur ne kërkojmë që opozita të propozojë presidentin jemi të shitur. Kur ‘Rithemelimit” kërkon që opozita të propozojë presidentin janë opozitë"), është krijuar edhe ky grupim i tretë, që nuk njeh as Berishën si njeriun që merr të gjitha vendimet për PD-në dhe as tentativat e Alibeajt për tu hequr si shefi i një grupi pa shumicë.  Natyrisht ky është një grup tejet fluid dhe nuk ka as qëndrime dhe as platformë të kristalizuar. Aty ka nga ata që kanë dalë hapur kundër ish liderit historik dhe kanë kërkuar mos kandidimin e tij po që nga ana tjetër kanë qenë të ashpër në kërkesën për largimin e Bashës.

Alibeaj thërret grupin e PD për zgjedhjen e Presidentit, sa deputetë kanë ardhur (Emrat)

Për disa ata janë thjeshtë oportunistë që shohin nga fryn era presin betejën përfundimtare se kush do e marrë partinë për ti'u bashkuar më pas më të fortit. Por nga ana tjetër, në të mirë apo në të keq, ata po luajnë një rol ekuilibrues. Ata nuk iu bashkuan nisëmës së Berishës për të rrëmbyer sa më shpejt partinë duke kryer në kohë rekord zgjedhjet e kryetarëve të degëve në rrethe, zgjedhur Këshillin Kombëtar dhe kryetarin e ri. Por ama ata nuk po duan të bëhen pis as me nisma të njëanëshme si ato të pjesmarrjes në zgjedhjet presidenciale që rrezikojnë ti shndrojnë në kukulla të farësë që po organizon vetë pushteti. Ndaj ndonëse mund të anatemohen nga të dy krahët, qoftë edhe në mënyrë jo parimore apo të pavullnetshmte kjo dyzinë deputetësh po bën të pamundur dominimin e një projekti ekstremist dhe përçarës për opozitën. ©Lapsi.al   Deputetët që i mblidhen Alibeut:  1. Kreshnik Collaku; 2. Zheni Gjergji; 3. Bledjon Nallbati; 4. Dashnor Sula; 5. Arbi Agalliu; 6. Gazment Bardhi; 7. Dhurata Cupi; 8. Saimir Korreshi; 9. Eralda Bano; 10. Merita Bakiu ; 11. Ferdinand Xheferri; 12. Kastriot Piroli; 13. Ilda Dhori; 14. Lefter Geshtenja; 15. Lindita Metaliaj; 16. Flamur Hoxha; 17. Seladin Jakupllari; 18. Enkelejd Alibeaj; 19. Emilja Koliqi; 20. Orjola Pampuril 21. Andia Ulliri (Lulzim Basha i mbeshtet pa prezencë) Deputetët që i shkojnë pas Berishës: Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luciano Boçi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Agron Shehaj, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Isuf Cela, Bujar Leskaj, Belind Kelliçi, Sali Berisha, Elda Hoti        

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI