Flash

Debati/ A duhen ndaluar turistët rusë në Shqipëri?

Lapsi.al 3 May 2022
Debati/ A duhen ndaluar turistët rusë në Shqipëri?

Fjalimi i presidentit ukrainas Zelenski para parlamentit shqiptar, ndonëse u prit me një mënyrë qesharakërisht patetike nga deputetët shqiptarë, hapi një debat të papritur: A duhen ndaluar turistët rusë në Shqipëri? “Kërkoj t’i kufizoni ardhjet e turistëve rusë, sepse nuk mund ta dimë se kush vjen te ju. Ndoshta vrasësit që kanë qenë në Buça apo xhelatët e Mariupolit”, tha në fjalimin e tij Zelensky, duke iu referuar dy qyteteve të Ukrainës, ku forcat ruse dyshohet se kanë kryer krime të rënda.

Ky reagim, që u paralajmërua pak ditë më parë edhe nga ambasadori i Kievit në Tiranë, vjen pas një vendimi të qeverisë shqiptare për të hequr vizat për turistët rusë që nga data 1 maj. Në fakt është bërë traditë që për hir të shtimit të të ardhurave turistike, Shqipëria pezullon vizat nga prilli në tetor për rusët. Gjatë një konference për shtyp disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama, theksoi se turistët rusë nuk duhet të kufizohen për të vizituar Shqipërinë, pavarësisht nga ajo çfarë po ndodh në Ukrainë. Edhe kur u pyet të hënën nga Fax News nese mendonte se duhej ndërprerë lëvizja pa viza për rusët, Rama u përgjigj thjeshtë: "nuk mendoj".

[video width="640" height="342" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/bandicam-2022-05-03-15-43-31-304-1.mp4"][/video]

Në fakt turistët rusë nuk është se kanë ndonjë impakt të madh në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave të nxjerra nga Euronews, në gjashtë vitet e fundit kanë ardhur gjithsej 136 mijë qytetarë nga ky vend. Por, me situatën e re të agresionit kundër Ukrainës dhe klimës armiqësore që ka krijuar perëndimi, ndoshta operatorët tanë turistikë presin ndonjë fluks të shtuar papritmas këtë sezon. Prandaj dhe qeveria ka dashur ta ruajë praktikën e përvitshme për të hequr vizat për rusët.

Por menjëherë pas fjalimit të Zelenskit në parlament, lideri "de facto" i opozitës, Sali Berisha, ka kërkuar që Tirana zyrtare ta dëgjojë thirrjen e tij. "Ishte absurde ftesa e Edi Ramës për turistët rusë në Shqipëri. Imagjinoni ju, vrasës, përdhunues, kainër, që pasi kryejnë masakra të vijnë dhe të dynden në plazhet tona për t'u rikuperuar dhe marrë veten. Kjo është një fyerje e rëndë për shqiptarët.

Dhe ju që e ndoqët fjalën e presidentit Zelenskyt, kjo ishte edhe një kërkesë e tij. Çfarë ishte ky gjest mes kësaj barbarie, një ftesë për rusët që po bëjnë luftën më të padrejtë në tërë historinë e tyre të gjatë. Ndaj dhe kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri.

Së dyti, kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska. Zvogëlimin në maksimum të të gjitha marrëdhënieve politike e diplomatike me Rusinë, si një dëshmi e një qëndrimi të papajtueshëm me këtë agresor ndaj një vendi të lirë", tha Berisha para parlamentit duke hyrë në garën se kush është më katolik se papa.

Si do të reagojë qeveria shqiptare pas kërkesë direkte të Zelenskit, aq më tepër që ardhja e turistëve rusë në vend është e vështirë për arsye se e gjithë Europa i ka ndaluar fluturimet me vendin që agresoi Ukrainën. A do vijnë ata me çartera duke e bërë Shqipërinë një vend që nuk i bashkohet sanksioneve të fluturimeve, apo do shërbejnë si klientë për të rritur xhiron e Air Serbia, e cila është e vetmja linjë që nuk i ka ndërprerë fluturimet me Moskën?

Pas kërkesës së kryeministrit ukrainas, debati mbetet i hapur. Aq më tepër që Shqipëria është treguar një mbrojtëse aq e fortë e kauzës së vendit të pushtuar sa e ka pagëzuar në mënyrë provokative edhe rrugën para ambasadës ruse me emrin "Ukraina e lirë".

Peut être une image de 1 personne, plein air et monument

Dhe ky ekses zelli, njesoj si duartrokitjet e ekzagjeruara sot për Zelenskin, sikur janë në kundërshti me dëshirën për të përfituar edhe nga paratë e turistëve rusë. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI