Flash

Gjermania merr frenat e dialogut, fton Kurtin dhe Vuçiçin në Berlin

Lapsi.al 2 May 2022
Gjermania merr frenat e dialogut, fton Kurtin dhe Vuçiçin në

Këtë të mërkurë, Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të presë në selinë e tij në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Këtë e bëri të ditur zëvendës-zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner, gjatë konferencës së rregullt të qeverisë gjermane për mediat.

Në qendër të të dy takimeve veç e veç do të jenë “qëndrimet ndaj luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve”, tha Büchner.

"Kurti dhe Vuçiç do të takohen në Berlin, po atë mbrëmje, në prani të ndërmjetësuesit të BE-së për çështjen e dialogut, Miroslav Lajçak, i cili vjen në Berlin me ftesë të kancelarit Scholz" njoftoi radioja gjermane Deutsche Welle.

Ky takim u konfirmua edhe nga Brukseli zyrtar. “Kancelari gjerman Scholz ftoi presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti për vizita të veçanta dypalëshe në Berlin më 4 maj. Me ftesë të kancelarit Scholz, Emisari Lajcak do të udhëtojë gjithashtu në Berlin për t’u takuar me kancelarin dhe më pas për të zhvilluar një takim informal të veçantë me të dy, presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti”, i tha gazetës Express zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Peter Stano.

Takimi në mes të kancelarit gjerman dhe kryeministrit Kurti do të zhvillohet në orën 15:00 të datës 4 maj, e ku do të flitet për situatën aktuale të sigurisë pas ngjarjeve në Ukrainë, çështjet rajonale dhe për raportet dypalëshe në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.

Ndërkohë me presidentin e Serbisë, Scholz do të takohet në orën 17 e 30, dhe do të diskutojnë për agresionin e Rusisë në Ukrainë, çështjet dypalëshe Serbi-Gjermani, dhe çështjet ekonomike dhe rajonale.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI