Flash

Andi Bushati: Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Kuvendi i 30 prillit/ Kush do të mbetet jashtë?

Lapsi.al 29 April 2022
Kuvendi i 30 prillit/ Kush do të mbetet jashtë?

Partia Demokratike po i afrohet kuvendit të 30 prillit me ankthin se ai mund të sanksionojë përfundimisht ndarjen e saj. Komisioni i Rithemelimit që drejton aktualisht PD-në ka organizuar zgjedhjet me një anëtar një votë, në 70 degë (nga 72), ka zgjedhur kryetarët e rinj duke zëvendësuar në shumicë ata që ishin të komanduar nga Basha dhe pretendon se bashkimi i partisë është drejt përfundimit pasi demokratët janë bashkuar në bazë duke u bërë pjesmarrës si kurrë më parë në zgjedhjet e rretheve. "Procesi i zgjedhjeve në PD ishte një proces me pjesëmarrje mbi 40 mijë anëtarë...  Kryesia e PD do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar, Këshilli Kombëtar zgjidhet nga Kuvendi. Kurse nënkryetarët e partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm i zgjedh Këshilli Kombëtar", shpjegoi lideri historik i PD-së të martën, pas një mbledhjeje maratonë në seli.

Por duket se jo të gjithë janë dakord me idenë se ai që idhtarët e foltores e quajnë "bashkim në bazë", të cilit duhet ti binden të gjithë të tjerët, është një mbyllje reale e plagëve. Në prag të kuvendit të 30 prillit, njeriu më i aftër i Bashës, Gazmend Bardhi, foli edhe njëherë duke këmbëngulur se nxitimi për të shkuar drejt kësaj date është përçarja përfundimtare e PD-së.

Bardhi iu referua një platforme me mbi 30 firma deputetësh e cila kërkonte shtyrjen e proceseve të zgjedhjeve në degë, atë të mbajtjes së kuvendit dhe si rjedhim edhe zgjedhjes së kryetarit. Kjo kërkesë kishte një arsyetim logjik. Atyre që dolën të mundur nga zgjedhjet e 6 marsit u duhej lënë kohë e mjaftueshme për të rikuperuar. Duke u futur në mënyrë të menjëhershme në garat e degëve dhe më pas në kuvendin kombëtar, ata do të dilnin krejtësisht të humbur, ndonëse në ditën e tyre më të keqe, pra në 6 mars, kishin marrë mbështetjen e së paku 1/3 të votuesve.

Por, Berisha dhe mbështetësit e tij nuk i dëgjuan këto kambana alarmi. Ata nuk i shtynë zgjedhjet e degëve lokale, nuk e lëvizën datën e 30 prillit dhe mbi të gjitha nxituan të afishojnë se në 21 ose 22 maj do të zgjidhet sipas parimit një anëtar një votë edhe kryetari i ri, i cili s'ka gjasë të jetë dikush tjetër veç Berishës.

I gjithë ky mxitim e kishte edhe një shpjegim. Grupi që përfaqëson shumicën e PD-së ndodhet në një trysni të trefishtë. Së pari nga pushtetit i cili ka adoptuar slloganin e Ramës se nuk e njohim si opozitë atë pjesë që drejtohet nga Berisha, së dyti nga amerikanët që vazhdojnë të bëjnë sikur njohin Alibeajn dhe së treti nga vetë bërthama që ka lënë pas Basha, e cila flirton me dy faktorët e parë për të mos lënë shumicën të zgjedhi ata që do. Edhe ankimimi në gjykatë nga Alibeaj, për ta mbajtur zvarrë dilemën se kush e zotëron PD-në është në këtë linjë. Pra grupimi i berishistëve është vënë mes dy zjarresh. Ose të pranojë zgjatjen e kësaj amullie duke i lënë terren atyre që kërkojnë të mbajnë gjallë përçarjen e partisë, ose të bëjë të pakënaqur ata deputetë që kërkojnë më tepër kohë, që pajtimi pas betejës të bëhet në mënyrë natyrale.

Me stilin e tij proverbial Berisha ka zgjedhur të parën.

Por në këmbim të kësaj kokfortësie ai bëri dy lëshime. Së pari në emër të bashkimit ai ftoi të gjithë të parjashtuarit nga Basha (Topalli, Patozi, Imami, Bregu, Hajdari) të riktheheshin në PD. Së dyti ai ndryshoi statutin në mënyrë që të gjithë deputetët, pra edhe ata që ishin pozicionuar  pro ish kryetarit të bëheshin automatikisht anëtarë të Këshillit Kombëtar, pra të mos turpëroheshin nga vota e militantëve që janë kryesisht berishistë.

Ndonëse në dukje si mburojë për kundërshtarët, kjo masë që propogandon bashkimin shpreh në thelb një çarje. Ajo dëshmon se baza e PD nuk e ka tejkaluar përplasjen e muajve të fundit dhe se shumica berishiste nuk është ende e gatshme ti amnistojë ata që i dolën kundër. Prandaj u propozua shmangja e deputetëve nga vota.

A do të pranojnë këtë 30 deputetët të cilët firmosën për kërkesa që Berisha nuk denjoi ti plotësojë?

Me një përgjigje plot helm, Gazmend Bardhi deklaroi: "Nëse dikush kërkon ti kthejë deputetet e PD në karagjozë, kjo është zgjedhje. Asnjë prej tyre nuk është tërhequr nga platforma në nënshkruar".

Por këtu problemi nuk është tek Bardhi, Alibeaj, Basha, Agalliu, Pampuri, Tabaku, Gjekmarkaj apo Xhaferi që tashmë kanë marrë një qëndrim. Ata janë përcaktuar se nuk e pranojnë një parti nën zgjedhën e Berishës. Çështja qëndron tek deputetët e tjerë, mendimi i të cilëvë nuk u përfill. A do të jenë atë pjesmarrës në kuvendin e 30 prillit. A do ketë Berisha në këtë kuvend së paku më shumë se gjysmën e grupit parlamentar? A e ka udhëheqësia e re e PD-së luksin të jetë minorancë mes deputetëve të saj në kuvend?

Nëse 30 prilli sankksionon dominimin e shumicës, por lë dhe përfundimisht jashtë përfaqësuesit e pakicës, kjo do të tregojë se rruga për basjkimin e opozitës është ende e gjatë.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI