Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

“Kontrata sekrete”/ A po vidhet hapësira e Butrintit për troje ndërtimi?

Lapsi.al 27 April 2022
“Kontrata sekrete”/ A po vidhet hapësira e Butrintit për

Të martën në komisionin parlamentar të edukumit, në dukje një sherr banal grash, me në mes Petro Koçin që kërkonte ti ndante, kapi lajmet kryesore te ditës. Në pamje dukej deputetja demokrate Ina Zhupa e cila I binte fort tavolinës, pengonte ministren Elva Margariti të fliste ndërsa kjo e fundit ia kthente me një gjuhë që do ta kishte zili dhe një burrë sarahosh: “Ti je fytyra e turpit në këtë komision, anti-njeriu dhe anti-femra”.

Në fakt nga pamjet e serviruara pa shpjeguar kontekstin, në sytë e publikut keq dilte Ina Zhupa. Këtë imazh e përforcoi edhe më tej ministrja e kulturës që bëri një sqarim me shkrim për atë që publiku kishte parë gjatë raportimeve të shpejta ditore, duke e cilësuar debatuesen e saj demokrate si një njeri që ka zgjedhur “forcën e dhunës në vend të forcës së fjalës”.

"Sot publikut iu servir një “spektakël” i shëmtuar gjatë një seance dëgjimore në Kuvend, për një çështje me rëndësi strategjike si ajo e mirëmenaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Një akt brutal, i cili nuk ka të bëjë me kostumin politik, por me statusin e qytetarisë në mjedisin publik.

Si grua dhe si nënë, nuk e di se me çfarë guximi do të kthehesha në shtëpi, nëse do ta dija se ime bijë apo çdo bashkëmoshatar i saj do të më kishte parë në ekran, duke shkulur mikrofonë e duke i rënë tavolinës me grushte!” shkroi Elva Margariti!

Por e vërteta është pak më ndryshe dhe sipas të gjitha gjasave dhuna duket se qe në krahun e atyre që po e denonconin atë. Ministrja Margariti ka marrë një inisiativë për ti dhënë privatit, madje një kompanie të huaj të panjohur me koncesion Parkun e Butrintit, dhe do të bëjë këtë duke zvogëluar hapsirën etij me dyshimin se po hap vend për troje ndërtimi. Dhe të gjithë këtë operacion, natyrisht me urdhër nga lart, po e zhvillon duke mbajtur kontratën sekret, madje edhe për parlamentarët.

Gjatë mbledhjes deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa denoncoi faktin se qeveria nuk ka sjellë në parlament marrëveshjen e plotë mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF për krijimin e Fondacionit të posaçëm për menaxhimin e Butrintit.

“Butrinti po jepet me koncension me marrëveshje sekrete. Unë si deputete relatore e komisionit të Edukimit nuk marr dot marrëveshjen sekrete, që jep Butrintin nuk dihet se kujt,” tha Zhupa në fillim të mbledhjes së komisionit.

Zhupa po ashtu kundërshtoi kalendarin e punimeve të Kuvendit lidhur me këtë projektligj, duke e cilësuar në shkelje të rregullores caktimin e komisionit të Ekonomisë si komision përgjegjës, kur çështjet e kulturës janë në fushën e përgjegjësisë së komisionit për Edukimin dhe Median.

“Butrinti nuk është mall tregtar, është trashëgimi kulturore,”tha ajo dhe i kërkoi nënkryetarit të komisionit, Petro Koçi që të shtynte mbledhjen.

Pavarësisht kërkesës, Koçi vendosi të vijonte mbledhjen me prezantimin e ministres së Kulturës, Elva Margariti, ndonëse deputetja demokrate tentoi të ndalonte ministren që të fliste duke i rënë tavolinës dhe duke i hequr mikrofonin.

Ministrja Margariti e mbrojti marrëveshjen për krijimin e një fondacioni për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit si një “instrument për të forcuar zhvillimin ekonomik dhe thithjen e të ardhurave”. Ajo tha se janë marrë si modele menaxhimi site të famshme botërore duke e ofruar këtë si një garanci për suksesin e fondacionit.

Ajo tha se Butrinti deri më sot i është nënshtruar skemave të buxhetit të shtetit dhe paratë e mbledhura vijojnë të ngelen në arkën e tij. “Ngërçi real është aspekti i moszhdërvjelltësisë që kemi duke qëndruar brenda skemës shtetërore për thithjen e fondeve. Ne po krijojmë një fondacion, ku partneri strategjik vjen me një fond të qenësishëm dhe fondacioni na bën të mundur të kemi grante të tjera, hyrje të parasë, jo vetëm nga të ardhurat e Butrintit,” tha Margariti.

Po gjithësesi pavarësisht nga këto argumenta pro dhe kundër mbetet një mister: Pse marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe partnerit të huaj mbahet secret. Pse ajo u fshihet jo vetëm publikut por edhe deputetëve? Pse askush nga arkeologët dhe specialistët shqiptarë kuk ka djeni për të dhe kanë mbetur jashtë? Kush do ta ketë këtej e tutje kontrollin e Butrintit? Pse kompania që do ta menaxhojë mund t’a japë Butrintin tek “të tretët” për të kryer shërbime?

Të gjitha këto pikëpyetje lindin nga mbajtja secret e kontratës. Lapsi.al ka parë draftin që ka mbërritur në parlament. Aty mund të lexohet vetëm një nen.“Sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji”, thuhet në dokument, por “tekst” nuk ka. Neni i dytë e fut në fuqi.

Po çfarë fshihet pas këtij sekreti? Edhe kur janë problem ushtarake apo të shërbimit secret informimi bëhet me dyer të mbyllura dhe deputetët pajisen me çertifikatë sigurie. Pse marëveshjen Për Butrintin duhet ta dinë vetëm Edi Rama, dhe Elva Margariti dhe ajo të votohet qorazi?

për sekrete të klasifikuara siç janë çështjet e sigurisë kombëtare, ka informim në mbledhjen e komisionit përkatës me dyer të mbyllura. Deputetet pajisen me certifikate sigurie dhe gjithçka është e zgjidhur. Sepse deputeti është përfaqësues i popullit dhe paguhet pikërisht për të bërë këtë punë.

Po atëherë, përse mohohet transparenca për Butrintin? Nëse koncensioni është në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, atëherë pse u mbahet atyre sekret?!

Dyshimet janë të shumta dhe askush nuk mund të japë përgjigje shteruese për misterin e kontratës sekrete. Por në shtyp ka filluar të qarkullojë një version sipas të cilit kjo marëveshje e zvogëlon hapsirën e parkut dhe e liron një pjesë të saj për ndërtim.

Në fillim të prillit “Zëri i Amerikës” dha një indicia për këtë. “Në janar të këtij viti qeveria shqiptare mori një tjetër vendim duke reduktuar sipërfaqen e zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit nga 9.424,2 ha në 8.622,2 ha në kuadër të shqyrtimit të kufijve të disa parqeve natyrore dhe kombëtare në vend.

Sipas hartës së bashkëngjitur vendimit të qeverisë për Butrintin, një sipërfaqe prej rreth 800 ha nga Manastiri, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin jugor tek Gjiri i Pemës së Thatë, nuk përfshihet më në statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur rrugën investimeve turistike”, thuhej në artikullin e VOA-s.

Pra ashtu sikurse shihet, sherri mes dy zonjave në komisionin e edukimit muk është edhe aq banal sa dukej. Mes tyre nuk qëndronin vetëm zhurma, goditjet e tavolinës, vjedhja e mikrofonit dhe deliketesa e të qenit femër. Mes tyre ishte një kontratë për menaxhimin e Butrintit që po mbahet sekret dhe ndoshta më e rëndësishmja, vjedhja e hapsirës së parkut për ta shndrruar në tokë ndërtimi.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI