Flash

VIDEO&FOTO/ Tërmeti 5.6 ballë në Bosnje Hercegovinë lëkund Ballkanin

Lapsi.al 23 April 2022
VIDEO&FOTO/ Tërmeti 5.6 ballë në Bosnje Hercegovinë
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter me epiqendër në Stolac të Bosnje Hercegovinës është ndjerë në të gjithë Ballkanin deri në brigjet e Adriatikut në Itali. Lëkundjet u ndjenë për rreth 30 sekonda dhe një vajzë raportohet të ketë humbur jetën në Stolac. Dëshmitarë të ngjarjes thanë se e reja u godit nga gurët dhe ndërroi jetë në spital. Deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës nuk u raportua për viktima të tjera. Sizmiologët thonë se ky ishte tërmeti më i fortë i 50 viteve të fundit në Bosnje Hercegovinë Filimisht u raportua për një magnitudë 6.0 e shkallës Rihter, por më vonë matjet u saktësuan. Lëkundjet e tokës shkaktuan dëme materiale në disa objekte. "Sonte rreth orës 23:00 ka ndodhur një tërmet i fuqishëm. Disa të lënduar janë paraqitur në Shtëpinë e Shëndetësisë. Një person është lënduar rëndë dhe e kemi transportuar në spitalin e Mostarit dhe disa persona të tjerë janë me lëndime të lehta", tha Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Stolac, Kazimir Raguž. “Kemi ardhur këtu sonte me katër ekipe emergjente, jemi të gatshëm të reagojmë nëse nevojitet diçka tjetër. Ajo që ne dimë nga terreni është se ka rrëshqitje të vogla dherash, disa dëmtime të vogla të fasadave etj. Mbrojtja Civile do të vlerësojë më tej situatën në terren. diçka për të ndihmuar dikë”, theksoi ai. Qytetarët e tjerë të lënduar tha ai kanë pasur dëmtime të lehta, si gërvishtje, ndrydhje kyçesh etj, dhe të gjithë janë kthyer në shtëpitë e tyre. "Isha shtrirë për të fjetur kur gjithçka u tund. Nuk kam ndjerë kurrë një tërmet të tillë në jetën time. Gjithçka që ishte në raftet ra në dysheme", tha qyteti Alma Čerkez, një banore e Stolacit për mediat vendase. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë për godina të dëmtuara, mure të krisura, apo çati të çara. Nga Qendra Shëndetësore në Stolac bëjnë të ditur se ka më shumë të lënduar, por nuk e kanë numrin e tyre të saktë. Në Lubinjë thuhet se ka dëmtime në ndërtesa dhe makina, njerëzit janë të frikësuar dhe kanë dalë në rrugë. Disa persona kanë mbetur të plagosur lehtë.   Mediat boshnjake shkruajnë se pak sekonda para se të ndjenin tërmetin, qytetarët morën një njoftim në celularët e tyre Android, që paralajmëronte për një tërmet të mundshëm, i shoqëruar me udhëzimet se çfarë duhet bërë në rast të lëkundjes së tokës. Mesazhi ishte një surprizë për shumë njerëz, megjithatë mbetet për t’u konfirmuar saktësia e informacionit. Sipas mediave vendase, mesazhi u dërgua nga “sistemi i paralajmërimit të tërmeteve në Android”. Sipas tyre ai ishte një mesazh të qartë që u kërkonte qytetarëve të jenë në gatishmëri dhe i njoftonte më për pasgoditjet e tërmetit.   Lëkundjet u ndjenë në vendet fqinje të Bosnje Hercegovinës, deri në Shqipëri dhe Itali. Më lart është momenti kur lekundjet ndjehen në një studio lajmesh në Malin e Zi. Në vendin tonë nuk pati dëmtime./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI