Flash

Preteksti i Kosovës për ndarjen e Ukrainës/ Si u konsultua Putini me Vuçiçin para luftës

Lapsi.al 27 April 2022
Preteksti i Kosovës për ndarjen e Ukrainës/ Si u konsultua Putini

Pas takimit që pati në Moskë me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres theksoi edhe një herë se “pushtimi rus në Ukrainë është një shkelje e integritetit territorial të një vendi që bie ndesh me statutet e OKB-së".

Deklarata e Guterres u bë pas bisedimeve të tensionuara me Lavrov dhe Putin, dhe u pasua nga pohimi i Sekretarit të Shtetit, Entoni Blinken sipas të cilit, Rusia nuk ka treguar seriozitet, që lufta në Ukrainë të përfundojë përmes diplomacisë.

Por sipas asaj që raportuan mediat ndërkombëtare, versioni i Putin për “legjitimitetin” e agresionit në Ukrainë përfshin shembullin e Kosovës.

Sipas Putin, popullsia e Luhanskut dhe Donetskut ka të drejtë për vetëvendosje dhe këtu ai ndjek paralelet me pavarësinë e Kosovës.

Putin ka thënë se “kishte lexuar personalisht të gjitha dokumentet e Tribunalit Ndërkombëtar të OKB-së”.

“Më kujtohet shumë mirë verdikti i Gjykatës Ndërkombëtare, e cila thoshte se një territor i caktuar i një shteti nuk është i detyruar të kërkojë leje për të deklaruar sovranitetin e tij nga autoritetet qendrore të vendit” duke shtuar: “nëse ky precedent ekziston, mund ta bënin edhe republikat (të vetëshpallura) të Donbasit. Nga ana jonë, ne morëm të drejtën t'i njohim si shtete të pavarura" dhe më pas t'u japim atyre ndihmë ushtarake".

“Ne kishim të drejtën ta bënim në përputhje të plotë me nenin 51 të statuteve të OKB-së”, përfundoi presidenti rus, duke iu referuar vetëshpalljes së republikave të Luhanskut dhe Donetskut.

Nuk është hera e parë që Putin përdor shembullin e Kosovës, si justifikim për luftën në Ukrainë.

LEXO EDHE:

https://lapsi.al/2021/11/26/vucic-rrefen-takimin-me-putinin-i-tregova-ne-harte-veriun-e-kosoves/

Kryeministri Albin Kurti e ka kundërshtuar paralelizimin e Putin, duke thënë se krahasimi nuk qëndron. “Ne kishim zgjedhje në Kosovë dhe një referendum gjatë okupimit serb, por referendumet në Krime dhe Donbass ishin shumë të ndryshme: kutitë e votimit ishin në duart e ushtarëve rus të armatosur” ka thënë Albin Kurti.

Një tjetër argument që Kosova kërkon ta ngrejë si çështje për të zhbërë paralelizmin me rajonet e Donbasit është “gjenocidi”. Sipas Albin Kurtit, ndryshe nga situata në Ukrainë, në Kosovë pati gjenocid nga Serbia. “Më shumë se 12,000 civilë të paarmatosur u vranë nga forcat serbe të udhëhequra nga regjimi i Millosheviqit, 20,000 gra u përdhunuan, rreth 1,300 fëmijë u vranë dhe 860,000 shqiptarë nga Kosova u dëbuan në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri ose Mal të Zi dhe 80% e popullsisë në Kosovë në pranverën e vitit 1999 u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Përveç kësaj, 120 mijë shtëpi u shkatërruan, u dogjën ose u dëmtuan rëndë, duke i bërë ato të papërdorshme. Ajo që ndodhi në Kosovë ishte gjenocid dhe NATO ndërhyri” ka thënë Albin Kurti.

LEXO EDHE:

https://www.france24.com/es/europa/20220427-vladimir-putin-ant%C3%B3nio-guterres-encuentro-mosc%C3%BA-versiones-distintas-guerra-ucrania

Por versioni i Putinit, duket se ka mbështetjen e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, të cilin mediat italiane e pagëzuan pak ditë më parë si një “Putin i vogël”.

Në nëntor të vitit të kaluar, Vuçiç takoi Putinin në Soçi dhe doli i ekzaltuar pas bisedës me të. Ai pranoi se kishin shpalosur në tryezë hartën e Ballkanit, duke i treguar shefit të Kremlinit veriun e Kosovës. Vuçiç e pranoi këtë në intervistën që dha për mediat serbe në 26 Nëntor të vitit të kaluar kur tha: “Ne biseduam për këtë në mënyrë miqësore dhe kuptohemi mirë. Unë fola për standarde të dyfishta për hipokrizinë shpeshherë në marrëdhëniet ndërkombëtare, presidenti Putin e njeh këtë dhe e kupton mirë se për çfarë po flas, por ai më kërkoi shpjegime shtesë, kështu që folëm për veriun e Kosovës dhe ia treguam në hartë”.

Dy ditë para se të niste lufta në Ukrainë, Vuçiç përshëndeti vendimin e Putin për të njohur shpalljen e pavarësisë së të ashtuquajturave Republika Popullore në Donetsk dhe Luhansk.

“Vendimi i Presidentit rus ka ndryshuar tërësisht rendin botëror. Gjithçka dinim deri dje nuk ekziston më sot. Situata është ndoshta më e vështirë për ne, prindërit tanë dhe fëmijët tanë, por nuk do të jetë më e vështirë në 20-30 vitet e ardhshme. Mendoj se ky vendim, “de facto” po ndryshon thelbësisht rendin botëror”, tha Vuçiç për televizionin serb “Pink” në datën 22 Shkurt.

Shembulli që sjell Putin për Kosovën e komplikon situatën dhe duket se zgjat status quo-në dhe paqëndrueshmërinë, në një kohë kur qëllimi final është njohja nga OKB.

Në fakt, justifikimi i Guterres kur u gjend përballë versionit të Putinit, sipas mediave të huaja ishte se OKB ende nuk e njeh Kosovën.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI